Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Në qytetin Ruse qindra njerëz pritën trenin-legjendë Orient Ekspres

Foto: BTA

Për herë të 22 sot në drekë, pavarësisht dhe me një vonesë prej 45 minutave, treni më i njohur në botë - Orient Ekspres mbërriti në stacionin qendror në qytetin buzë lumit Danub-Ruse. Aty ai u prit prej qindra banuesve dhe miqve të qytetit. Nga qyteti Ruse treni u nis për qytetin detar bullgar Varna. “Orient ekspres” kalon nëpër itinerarin Paris-Stamboll dhe anasjelltas vetëm një herë në vit. Vagonët e tij janë ndërtuar gjatë vitit 1920. Sivjet udhëtarët janë 91 prej 12 shteteve. Çmimi i biletës është rreth 8000 euro.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Një tërmet nga rajoni i Halkidiki është ndjerë në Bullgari

Një tërmet me magnitudë 5.3 ballë të shkallës Rihter tronditi gadishullin grek Halkidiki. Lëkundjet, të cilat u regjistruan pak pas orës 19:00 të së dielës, kishin epiqendër rreth 60 km nga Selaniku në det, në një thellësi prej 11 km. Qendra Evropiane..

botuar më 24-11-04 9.19.PD

Parashikimi i motit për fundjavën

Temperaturat minimale të shtunën do të lëvizin ndërmjet 5° dhe 10°, vende-vende në ultësira dhe lugina nga 1° deri në 4°, në Sofje rreth 4°. Gjatë ditës do të mbajë mot me diell por me erë. Maksimumi do të jetë nga 20° deri në 25°, në Sofje -..

botuar më 24-11-01 7.35.MD

BSP i bëri thirrje Prokurorisë që të përgjigjet shpejt ndaj raporteve për një votim të manipuluar

Raportimet e shumta për manipulim të votës së qytetarëve bullgarë, për falsifikim të fletëve të votimit, për shtim votash, për vota të detyruara, të kontrolluara dhe të blera, të cilat përhapen në mjedisin publik pas zgjedhjeve të jashtëzakonshme..

botuar më 24-11-01 4.17.MD