Çdo një punë e do mjeshtrin e vet - thotë populli bullgar. Kjo fjalë e urtë ka kaluar përmes sprovës së kohës dhe është e vlefshme dhe në botën e sotme. Të mund të marrësh njohje se je mjeshtër në fushën e vet profesionale është çështje prestigji dhe nderi. Zakonisht si mjeshtër konsiderohen njerëzit, të cilët ushtrojnë punën e dorës. Mes tyre janë mjeshtrit-kuzhinierë, mjeshtrit-ndërtues, mjeshtrit-zanatçinj e kështu me radhë.
Vetëm përpara 1 shekulli, që të mund të përfshihesh në rrethin e mjeshtërve është nevojitur të kalosh një rrugë të gjatë dhe të vështirë. Zanatçinjtë e ardhshëm kanë filluar punë në atelienë e mjeshtrit si çirakë. Aty është dashur të kalojnë 7 vjetët e detyrueshëm që të ngjitet në një shkallë më të lartë në hierarki. Përpara se të kthehet kallfa në mjeshtër, po kështu kanë kaluar shumë vjet në pritje të miratimit nga mjeshtrit e vjetër. Dinamika e jetës sot prej kohe e ka nxjerrë nga përdorimi këtë rregull. Në qoftë se suksesi në ndonjë fushë të veçantë vjen herët, atëherë njeriut i mbetet kohë të kërkojë dhe ndonjë fushë të re, ku të tregojë talentin e vet.
Një shembull tipik i një njeriu i cili nuk ka pushuar të zhvillohet në profesionin e tij afro 40 vjet është mjeshtri Mihaill Koçev. Historia e tij jetike është një shembull për këtë sesi njeriu me një karakter të fortë dhe talent, mundet të kalojë kufirin dhe të mësojë një zanat të ri, “i armatosur” me njohuri nga interneti.
Rruga drejt zanateve artistike për Mihaill Koçevin fillon akoma në vitet e rinisë, kur vjen për të mësuar në Teknikumin e përpunimit të drurit dhe të arkitekturës së brendshme në Sofje. Aty ndodhet në klasën e “punuesve të drurit”, e cila në atë kohë hapej njëherë në katër vjet. Më vonë kureshtja e çon drejt përpunimit të bizhuterive fine prej metali me zbukurim prej gurëve të çmuar. Pas bizhuterive, Koçevi fillon të punojë thika për dhuratë dhe kjo në bazë të një teknologjie të vështirë dhe të vjetër, pothuajse të panjohur në Bullgari. Ja se çfarë thotë ai për kënaqësinë e tij të punojë thikë prej çeliku dhe damask përpara Radio Bullgarisë:
“Ndihem si një fatlum i madh, sepse jam mes njerëzve, të cilët gjatë gjithë jetës punojnë hobin e vet, gjëra të cilat më zbavitin dhe më sjellin një kënaqësi të madhe. Për mua thikat, të cilat i punoj, janë objekt arti, pa pasur një aplikim praktik. Unë nuk bëj armë ose thikë për gjahtarët. Ornamentet të cilat i vendos janë të njëjtat si tek bizhuteritë, vë dhe gurë me ngjyra si bruz, sedef, nganjëherë praroj metal mbi bishtat. Idetë vijnë nga puna me bizhuteritë dhe është një pjesë nga loja krijuese e një mjeshtri. Thikat prej çeliku dhe damasku bëhen me dy lloje të ndryshme çeliku me cilësi të ndryshme dhe përmes saldimit të farkëtarit ato punohen bashkë, derisa të formohet një numër i caktuar shtresash - 100 dhe 300. Në këtë mënyrë çeliku bëhet shumë interesant në pamje, si një dërrasë prej çami, e cila është lëmuar ose ka damarë”.
Që të mund të arrijë deri në këtë mjeshtëri Mihaill Koçev ka kaluar një rrugë të gjatë. Kujtohet se gjatë viteve 80 të shekullit të kaluar kur ka filluar të merret me bizhuteri, ka kërkuar të mësojë tek një mjeshtër i njohur. Ai i ka thënë se pas dy vjetëve do të jetë gati të praktikojë. Kovaçev nuk e ka pranuar këtë dhe ka filluar vetë në shtëpi të farkëtojë bizhuteri të veta prej argjendi. Ato janë miratuar nga një komision i specializuar për kohën e vet dhe kështu përsëri i ka dëshmuar vet vetes, se mund të ecë nëpër rrugët e pashkelura.
“Kam mësuar dhjetëra veta dhe në fushën e punimit të bizhuterisë dhe në farkëtim, pikërisht sepse mua nuk ka pasur se kush të më tregojë asgjë. Në Bullgari vlerësohet lartë puna e zanatçinjve, por njerëzit nuk mund t’ia lejojnë vetes çmimin, të cilin është e mundur të paguajnë jashtë shtetit. Unë e di shumë mirë se cilat janë mundësitë financiare të njerëzve tek ne, prandaj shes me çmime të arsyeshme. Kam klientë të shumtë në Amerikë. Bota tanimë është e vogël. Kam shitur shumë nga sendet e mia në Spanjë, Australi, Azi, nëpër ishujt e ndryshëm dhe kudo. Kompromise në punën time nuk bëj dhe nuk pranoj të punoj me porosi.”
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Foto: mk-jewel.com
Takime me autorë, botues dhe përkthyes të librave ortodoksë të viteve të fundit ofron programi i Javës së Librit Ortodoks. Ajo mbahet në kishën “Shën Prokopij i Varnës”, me takime çdo mbrëmje në orën 17.00. Një vëmendje e veçantë i kushtohet..
Shfaqja e Bernard Shaw "Armët dhe njeriu" (“Arms and the Man”) me regji të John Malkovich , e cila u prezantua në Teatrin Popullor në ditën e 139-vjetorit të Betejës së Slivnicës , shkaktoi pakënaqësinë e qindra bullgarëve. Ata protestuan para..
Ekspedita e tridhjetë e tretë polare bullgare po shkon drejt Antarktidës për të vazhduar kërkimet e saj shkencore në bashkëpunim me shkencëtarë nga vende të ndryshme. Në bordin e anijes kërkimore “Shën Kirill dhe Metodij” ndodhen për herë të parë..
Instituti për Shkenca Kompjuterike, Inteligjencë Artificiale dhe Teknologji (INSAIT) pranë Universitetit të Sofjes “Shën Kliment Ohridski" vuri në..