Gjithsej 120 meshkuj dhe femra nga shtatë shtete konkurruan në maratonën e dytë të notimit “Shën Vllas”. Profesionistë dhe fansa nga Rusia, Ukraina, Moldavia, Kazakistani, Maqedonia, Polonia dhe Bullgaria notuan pranë vendpushimit tonë bregdetar tek Deti i Zi “Shën Vllas” dy destinacione – 1000 dhe 2000 metra, të ndarë në gjashtë grupe moshe. Mbajtës të kupës “Shën Vllas” u bënë Danaill Pahomov nga Rusia, i cili e notoi më shpejt destinimin prej 2000 metrash me kohë 13.23 minuta dhe Arina Zakorko nga Ukraina me kohë 15.24 min.
Shahistet bullgare përfunduan në vendin e 10-të në renditjen përfundimtare të Olimpiadës së Shahut, e cila u mbajt në Budapest të Hungarisë. Në ditën e fundit të garës, Bullgaria mundi Italinë 3.5 me 0.5. Antoaneta Stefanova, Nurgul Salimova dhe..
Për të dhjetën vit, Bullgaria merr pjesë në Javën Evropiane të Sportit #BeActive. Në periudhën 23-30 shtator, Ministria e Rinisë dhe Sportit organizon aktivitete të shumta për inkurajimin e marrjes aktive me sport, përmirësimin e aktivitetit fizik..
Një nga maratonat më sfiduese në Bullgari, ultramaratona Pirin Ultra, zhvillohet në malin Pirin. Gara mbahet mes bukurisë madhështore, shtigjeve shkëmbore dhe majave të Pirinit nga 21 deri më 23 shtator. Sipas aftësive të tyre, pjesëmarrësit..