Është gati të dalë nga shtypi numri i dytë për vitin 2019 i revistës “Përjeto Bullgarinë”.Tema e numrit janë qëndisjet, jep një informacion paraprak botuesja-doktoresha Svetllana Radeva. Vetë ajo është e mahnitur nga bukuria e qëndisjeve vendase, në sajë të gjyshes së vet, e cila e fut gjilpërën në duar e saj akoma në moshën 4 vjeçe. Pika kryesore në këtë numër do të jenë skemat e qëndisjeve, të punuara nga Masha Kazanxhieva. Por kush është ajo?
"Një kroate e cila ka punuar përpara afro 1 shekulli në qytetin Kjustendill. Ajo është një grua me një kontribut të jashtëzakonshëm ndaj kulturës tradicionale bullgare, por mjerisht në këtë moment është e njohur nga një grusht shumë i pakët njerëzish në Bullgari. Skemat janë 27 në numër, të përshtatshme për qëndisje. Për çdo gjë ka një përshkrim se nga cila krahinë e Bullgarisë është dhe se me çfarë penjsh është e punuar. Masha Kazanxhieva është nxënëse e shkollave gjermane dhe pjesa kryesore e punimeve të saj janë shtypur në Gjermani, bile dhe pjesët nga albumi, të cilin ne e prezantojmë, janë publikuar në Berlin. Në mënyrë speciale dua që të nënvizojë se materiali rastis me ndihmën e Muzeut Regjional Historik në qytetin Kjustendill."
Çfarë dihet akoma për Masha Kazanxhievën dhe për kontributin e saj në ruajtjen e qëndisjes bullgare?
"Pas një gërmimi të kujdesshëm në katalogët e bibliotekave, informacioni i vetëm, të cilin e gjeta për të është në një libër vjetor të Gjimnazit të Vajzave në qytetin Kjustendill nga periudha 1911-12. Gjatë asaj kohe ajo ka qenë mësuese në shkollën e mesme të vajzave në qytet, u ka dhënë mësim në gjuhën gjermane dhe vajzave nga klasa e 7 në gjimnaz. Shkruan se ka arsim të lartë në degën e pikturës dhe se është me prejardhje nga Kroacia. Është e qartë se mbërrin gjatë vitit 1908 në qytetin Kjustendill, pas së cilës martohet me një qytetar vendas.
Gjatë vitit 1912 Masha Kazanxhieva ofroi një album të punuar me dorë të qëndisjeve bullgare për miratim në Ministrinë e Arsimit, por ai është i humbur. Ajo bëri një të dytë, nga i cili deri më sot kanë arritur 2 ekzemplarë. Ata janë jashtëzakonisht të përshtatshëm për çdonjëri, i cili e do qëndisjen. Bile fillestari do të orientohet shumë mirë në teknikat e qëndisjes dhe në ngjyrat. Përgjithësisht 55 janë skemat e paraqitura në album, ku për çdo gjë shkruan se nga cila pjesë e veshjes është - mënga, fundi, brezi. Personalisht për mua ky album është jashtëzakonisht i vlefshëm dhe nga pikëpamja e periudhës në të cilën është krijuar. Kjo është një kohë e zhvendosjes së madhe të popullsisë në Bullgari dhe Masha Kazanxhieva ka bërë një foto momentale - çfarë mbahet në qytetin Kjustendill, në rrethin e qytetit Samokov dhe në rajonin e Banskos dhe të Razllogut."
Në kopertinën e numrit të ri të revistës “Përjeto Bullgarinë” do të shikojmë Ansamblin për këngë dhe valle popullore “Pararxhik” të krijuar gjatë vitit 1962. Ivanka Paunova-dirigjente e korit, prezanton receta tradicionale kulinare nga krahina e qytetit Pazarxhik -“iljaznik”/ një ëmbëlsirë me kungull, qumësht, vezë, dhe sheqer/ krapi i ditës së Shën Kollit me lakër arme e kështu me radhë.
Doc. dr. Angjell Jankov, drejtor i Muzeut Etnografik në qytetin Plovdiv na tregon pikëpamjen e tij për rakinë me ndihmën e shkavekushtuar kësaj pije bullgare. I kushtojmë vëmendje dhe një pije tjetër tradicionale për bullgarin-boza, e cila deri vonë është bërë në bazë të një mënyre fare të vjetër në Radomirsko. Lëshojmë dhe një material për bibliotekën në qytetin Tërgovishte, e cila shënoi 60 vjet nga krijimi i vet.
Revista shkruhet në gjuhën bullgare dhe angleze dhe arrin deri tek lexuesit e vet nëpër botë në variantin elektronik dhe në letër - në Bullgari.
"Që të mund të përhapim sa më shumë revistën shpallim një pajtim promovimi*, tek i cili me çmimin e katër librave-19.96 leva, lexuesit tanë do të marrin si shtesë dhe të dy librat nga viti i kaluar. Në këtë çmim është përfshirë dhe dorëzimi deri në çdo pikë të Bullgarisë. E ngjashme është situata dhe me variantin elektronik."
* Për pajtim - transferim bankar në llogaritë e revistës:
BG90UNCR70001523289554 BIC: UNCRBGSF
Për pyetje: tel. 0894360345 и 0887320239
Dhe e-mail: radeva_66@abv.bg
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Eurodeputetët dëgjuan 26 kandidatët për komisionerë në Komisionin e ri të Ursula von der Leyen në komisionet përkatëse. Megjithatë, përfundimi i procedurës nuk çoi në një marrëveshje mes forcave politike për Komisionin e ardhshëm Evropian dhe ambicia është..
Minoriteti kombëtar bullgar në Shqipëri është një nga më të mëdhenjtë në vend, sipas të dhënave nga censi i fundit zyrtar i popullsisë atje. 7 057 persona janë deklaruar si bullgarë, në krahasim me 23 000 që janë identifikuar si grekë, 12 000 si..
Një pemë e Krishtlindjeve me dekorime bullgare është vendosur në një vend qendror në Muzeun e Industrisë në Çikago. Për të pestin vit radhazi, bashkatdhetarët nga qyteti amerikan bënë dekorimin luksoz të pemës bullgare të Krishtlindjes me mbi 30 mijë drita..
Instituti për Shkenca Kompjuterike, Inteligjencë Artificiale dhe Teknologji (INSAIT) pranë Universitetit të Sofjes “Shën Kliment Ohridski" vuri në..