Gjatë tremujorit të fundit koeficienti i aktivitetit ekonomik për popullsinë e moshës 15 – 64 vjeçe është rritur me 2 për qind në krahasim me tremujorin e njëjtë të vitit 2018 – tregojnë të dhënat e Institutit Kombëtar të Statistikave. Koeficienti i punësimit të popullsisë gjithashtu rritet me 2.8 për qind, në dallim të atij të papunësisë, i cili është ulur me 1.3 për qind. Të papunët e përhershëm përbëjnë 5.2 për qind të personave ekonomikisht joaktivë në të njëjtin grup moshe. 63.3 për qind e të gjithë të punësuarve punojnë në sektorin e shërbimeve, 30.00 për qind – në industri dhe 6.7 për qind – në bujqësi, në pylltari dhe peshkim. Koeficienti i punonjësve të moshës nga 20 deri në 64 vjeç është rritur me 3.1 për qind dhe rritja tek meshkujt dhe femrat është pothuajse e njëjtë. Ndër popullsinë e moshës 55 – 64 vjeç gjithashtu vëzhgohet rritje (4.0 për qind). Gjithsej numri i të papunëve është 142 mijë, 58.2 për qind prej të cilëve janë burra, ndërsa 41.8 për qind – gra. Prej tyre 15.1 për qind janë me arsim të lartë, 45.1 për qind – me arsim të mesëm dhe 39.8 për qind – me arsim tetëvjeçar, ose më të ulët.
Nëse kriza politike vazhdon, përfitimet e humbura do të arrijnë një prag nga i cili biznesi bullgar në mënyrë të pakthyeshme do të fillojë të humbasë aftësinë konkurruese për shkak të deficiteve në rritje në arsim, kujdesin shëndetësor,..
Ne po shkojmë drejt opsionit që të mos kemi një buxhet të miratuar shpejt për vitin 2025, tha për BNR Llëçezar Bogdanov, kryeekonomist nga Instituti për Ekonominë e Tregut. Gjatë prezantimit të opsionit alternativ të institutit për buxhetin e shtetit,..
Në 15 vjet - nga 2005 deri në 2020, 75% e ekonomive bujqësore në vend janë zhdukur . Zvogëlimi është nga 500 000 në vitin 2005 në 132 000 deri në vitin 2020, njoftoi Prof. Dr. Bozhidar Ivanov - drejtor i Institutit të Ekonomisë Agrare, në kuadër..