Rajna Knjaginja është e njohur për secilin bullgar si gruaja që ka qëndisur flamurin, i cili symbolizon idealin kombëtar për liri. Por ajo mbetet në histori dhe me diçka tjetër – me misionin e saj bamirës, të cilit i përkushtohet pas Çlirimit. Për punën e saj si një nga mamitë e para të diplomuara tani fare shpejt do të tregojë shtëpia e saj në Sofje, e cila do të kthehet në muze.
Shtëpia e Rajna Knjaginjës në Sofje gjendet në një lagje të kryeqytetit, ku terrene të vogla u janë dhënë heronjve, të cilët kanë marrë pjesë në luftërat për Çlirimin kombëtar dhe në luftërat e mëvonshme. “Kjo lagje i mbledh kujtimin e njerëzve, të cilët me shembullin e vet kanë motivuar të tjerët të luftojnë për brezat e ardhshme, kanë ruajtur frymën e bullgarit në atë kohë të largët”, thotë Tanja Doganova-Hristova, një nga trashëgimtaret e Rajna Knjaginjës.
Në shtëpinë e saj në kryeqytet në rrugën “Sofronij Vraçanski” 119 Rajna Knjaginja është vendosur pas vitit 1898 – pasi është shpëtuar nga torturat në burgjet turke dhe ka përfunduar studimet për mami në Moskë. Por shumë shpejt pas kësaj bashkëshorti i saj Vasill Dipçev, i cili i ka qenë nënshtruar persekutimit politik, është vrarë dhe ajo ka mbetur vetëm me 5 djemtë e saj dhe me fëmijën e birësuar - Gina.
Dhe pavarësisht se ka vuajtur nga tuberkulozi i kockave në stad të avancuar, ka ndihmuar për lindjen e qindra fëmijëve si në misionet diplomatike, kështu dhe në lagjet më të varfra të Sofjes. Ka organizuar po kështu shkollat e para për edukim shëndetësor, ka themeluar spitalin “Majçin Dom”/ Shtëpia e nënës/ - sot spitali më i madh universitar për gjinekologji, ku ka zhvilluar dhe kurse për mami.
“Rajna Knjagjinja ka punuar pa rrogë për të ndihmuar të gjithë nevojtarët” – tregon Tanja Doganova-Hristova. “Njerëzit e moshuar dëshmojnë se ajo gjithmonë ka qenë e gatshme me shkopin e saj dhe me këmbët e saj të dobëta- edhe kur nuk kanë mundur ta marrin me kalë ose me karrocë, të shkojë për të ndihmuar ndonjë grua e cila është duke lindur. Kështu ka qenë dhe me luftarakët, të cilët i ka mbledhur në tryezën modeste në shtëpinë e saj me fasule, qepë...”
Sipas Todor Krëstevit kryetari i sotëm i njësisë bashkiake “Serdika” të kryeqytatit, shtëpia-muze e Rajna Knjaginjës do të jetë gati deri më 1 vit e gjysmë me ndihmën e dhurimeve të shumta.
“Shpresoj të bëjmë katin e parë të muzeut të Rajna Knjaginjës dhe në të të grumbullojmë të gjitha kujtimet e trashëgimtarëve të saj, fotografitë dhe dokumentet, të cilat ata do të na i japin, historitë e ndryshme për jetën e saj” – thotë Todor Krëstev. “Muzeu do ta verë theksin jo mbi veprimtarinë e saj revolucionare, por mbi punën e saj lidhur me themelimin e obstetrikës në kryeqytetin e ri bullgar dhe do të tregojë për djemtë e saj-heronj të jashtëzakonshëm bullgarë. Në katin e dytë , siç na propozuan trashëgimtarët e saj bëjmë një Muze të ushtrisë vullnetare, sepse rajoni ka qenë populluar pikërisht me ish-ushtarë të tillë – njerëz me një kontribut në lëvizjen nacionalçlirimtare. Por a do të kthehet ky muze në një vend interaktiv, në të cilin fëmijët do të mësojnë faktet me ndihmën e filmave, do të vendosim pak më vonë”.
Në ekspozitën e pasur të muzesë Tanja Doganova-Hristova shpreson të shikojë dhe portretin e bukur të Rajna Knjaginjës, të cilin e di nga fëmijëria.
“Unë e shikoj shumë të bukur dhe të gjallë e të frymëzuar dhe këtu flas si një regjisore filmash” - shton ajo. “Ajo duket si një njeri i vendosur dhe tepër i pjekur, i cili i do shumë njerëzit- dhe të gjitha këto gjëra “janë shkruar” në fytyrën e saj. Unë kam parë një portret shumë të madh të Rajna Knjaginjës, i cili gjendet në shtëpinë e stërmbesës së saj Ollga Dipçeva. Dhe kur si fëmijë e kam vërejtur këtë fytyrë, kam ndier një respekt të madh, një dashuri të fortë ndaj njerëzve. Sikurse na bën thirrje të mos qëndrojmë, por t’i rregullojmë të gjitha gjërat në atdheun tonë”.
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Foto: arkiv personal
Më 10 nëntor 1989, në një mbledhje të Komitetit Qendror të Partisë Komuniste Bullgare (BKP), Todor Zhivkov u lirua nga posti i Sekretarit të Përgjithshëm - posti më i lartë në parti dhe në shtet. Ajo që ndodhi në takim më vonë do të përkufizohej si një..
Arkeologët zbuluan një shishe qelqi shumë të rrallë dhe të vlefshme në një varr të shekullit të II-të në nekropolin jugor të kolonisë romake Deultum pranë fshatit Debellt /Bullgaria Juglindore/. Gjëja unike është se ajo përshkruan mitin e përbindëshit..
Kisha jonë Ortodokse kremton sot Mbledhjen e Shën. Kryeengjëllit Mihail, udhëheqës i ushtrisë qiellore dhe hierarkive engjëllore të patrup, që mundi forcat e errësirës. Është një nga festat më të rëndësishme të krishtera fikse të vjeshtës, e quajtur edhe..
Revolucionari i madh Ljuben Karavellov (1834-1879), shkrimtar dhe publicist i Rilindjes sonë, ka lënë një gjurmë të thellë në letërsinë bullgare si prozator,..