Kampioni bullgar i futbollit “Lludogorec” vazhdon pjesëmarrjen e vet në Ligën e Evropës me qëllim që të hyjë në fazën grupore të kampionatit. Djemtë nga qyteti Razgrad (Bullgari Verilindore) mposhtën kampionin e Uellsit TNS me 4:0 si mysafir në ndeshjen e dytë të të dyja skuadrave dhe vazhdon më tej pas fitores bindëse kundër këtij rivali me rezultat të përbashkët 9:0. Ndeshja tjetër e bullgarëve do të jetë më 22 gusht kundër “Maribor” nga Sllovenia.
“CSKA” humbi kundër “Zora - Lugansk” me 0:1 dhe rezultati i përbashkët nga të dyja ndeshjet është 2:1. Kështu “CSKA” përfundoi pjesëmarrjen e vet në turneun evropian të klubeve.
“Lokomotivë –Plovdiv”gjithashtu nuk do të vazhdojë më tej pasi humbi ndeshjen e dytë kundër “Starsburg” me 0:1 dhe kështu u përjashtua nga kampionati me rezultat të përbashkët 0:2.
Tenisti më i mirë bullgar Grigor Dimitrov u kualifikua në raundin e tretë të Turneut të Tenisit "Masters" në Shangai me një fond shpërblyes prej 9 milionë dollarësh.Grigor Dimitrov, i renditur nën numrin 9, eliminoi belgun Zizu Bergs mе 6:3, 3:6,..
Më shumë se 6000 vrapues do të marrin pjesë në edicionin e 41-të të Maratonës Wizz Air Sofia, njoftuan organizatorët e garës në një konferencë shtypi gati dy javë përpara fillimit.Traseja prej 42 kilometrash i disiplinës së gjatë këtë vit do të ketë..
Federata Bullgare e Peshëngritjes ka shpallur falimentimin e vet për shkak të borxheve të mëdha. Peshëngritësit Karlos Nasar dhe Bozhidar Andreev , të cilët fituan përkatësisht medaljen e artë dhe atë të bronztë në Lojërat Olimpike..