“Me marrëveshjen për F-16 Bullgaria do të bëhet e para në NATO për nga shpenzimet për mbrojtjen”, shkruhet në numrin e sotëm të gazetës “Dnevnik”. Rasti për këtë pohim është fakti se qeveria tashmë i dërgoi SHBA-së 1.256 mlrd dollarë për blerjen e tetë gjuajtësve F-16 Block 70. Sipas rekomandimeve të NATO-s çdo një shtet duhet të përdorë 2 për qind prej Produktit të tij të Brendshëm Bruto për mbrojtjen. 20 për qind prej këtyre mjeteve duhet të përdoren për armatim dhe pajisje të reja, ndërsa Bullgaria do ta tejkalojë këtë tregues. Për shkak të projekteve për armatosjen e re për flotën luftarake dhe forcat tokësore, ka të ngjarë që kjo të përsëritet edhe gjatë vitit 2020. Mirëpo, rritja e madhe e shpenzimeve ushtarake nuk mund të vazhdojë vite me radhë dhe nuk është demonstruar vullnet politik në këtë drejtim, shënon gazeta.
Me aktualizimin e buxhetit shtetëror para pak kohe shpenzimet për Ministrinë e Mbrojtjes për vitin 2019 u rritën me 1.07 mlrd euro (2.1 mlrd leva) dhe u bënë 1.79 mlrd euro (3.5 mlrd leva). Po të bëjmë një krahasim me parashikimin e Ministrisë së Financave gjatë pranverës mund të themi se mjetet për mbrojtjen gjatë vitit 2019 do të jenë 2.61 për qind e PBB-së.
Nga të gjitha vendet anëtare të NATO-s vetëm SHBA-ja ka parashikuar shpenzime më të larta për mbrojtjen këtë vit – 3.42 për qind. Me siguri mjetet e harxhuara nga Bullgaria për mbrojtjen deri në fund të 2019-ës do të jenë shumë më tepër, shkruan gazeta “Dnevnik” dhe supozon se sivjet vendi do të dalë përpara SHBA-së për nga ky tregues.
Sipas kriterit të NATO-s 20 për qind e shpenzimeve për mbrojtje duhet të përdoren për armatosje dhe pajisje të reja. Në rast të tillë Bullgaria do të zërë vendin e parë ndër vendet e tjera anëtare të Aleancës për nga mjetet e harxhuara për mbrojtje, sepse parat e paguara për gjuajtësit përbëjnë 66.67 për qind prej parave për mbrojtje.
Që nga viti 2014 e këtej Bullgaria nuk ka arritur asnjë herë të zbatojë premtimet e dhëna paraprakisht ndaj NATO-s për shpenzimet, sepse projektet për modernizimin e ushtrisë gjithmonë janë rrëzuar. Në buxhetin e sivjetshëm u parashikuan pagime në kuadrin e projekteve për blerjen e makinave luftarake për këmbësorinë, për dy anije të reja për Forcat Ushtarak-Detare dhe për gjuajtësit. Pasi u arrit deri në pagimin e tërë shumës për F-16 projektet për makina për këmbësorinë dhe për anijet do të mbeten për vitin tjetër. Ministri i Mbrojtjes Krasimir Krakaçanov dhe ushtarakët e lartëkanë deklaruar dëshirën e tyre që marrëveshjet për dy projektet të lidhen që këtë vit, ndërsa pagimet për to të parashikohen në buxhetin e ardhshëm, vë në dukje gazeta “Sega”.
Përpiloi: Stoimen Pavllov
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Në muajin dhjetor, 1 miliard leva (500 milionë euro) do t'i drejtojmë komunave për investime në kuadër të Planit Strategjik për Zhvillimin e Bujqësisë dhe Zonave Rurale 2023-2027, kështu tha ministri i bujqësisë, Georgi Tahov, para mbledhjes..
Përfundoi pa konsensus mbledhja e sotme e Këshillit Kombëtar për Bashkëpunim Trepalësh, në të cilin u diskutua një projekt-dekret i qeverisë për rritjen e pagës minimale nga 933 leva /477,04 euro/ në 1077 leva /550,66 euro/ nga 1 janari 2025...
Terminali i gazit të lëngshëm natyror në Aleksandrupolis, në të cilin Bullgaria është bashkë-aksionare, tashmë kontribuon në konkurrencën jo vetëm të Greqisë dhe Bullgarisë, por edhe të të gjithë rajonit. Kështu tha ministri në detyrë i energjetikës,..