Bullgaria ruajti vendin e saj në Ligën e Dytë të Kampionatit Evropian të Skuadrave të Atletikës së lehtë në Varaždin të Kroacisë. Pas një gare të rëndë dyditore ata zunë vendin e gjashtë në grup me 297 pika. Atletët tanë fituan gjashtë medalje të arta – Ivet Llallova-Collio triumfoi në distancën 100 dhe 200 metra, Mirella Demireva në kërcimin së larti, Radosllava Mavrodieva – në hedhjen e gjyles, Gabriella Petrova – në kërcimin trehapësh, ndërsa Tihomor Ivanov i solli Bullgarisë fitoren e vetme për meshkujt, duke triumfuar në kërcimin së larti. Atletët tanë fituan gjithashtu dy medalja të bronzta dhe katër të argjendta.
Stefani Stoeva dhe Gabriella Stoeva fituan titullin në dyshe për femra në turneun ndërkombëtar të badmintonit të serisë “International Challenge” në Hertogenbosch – Holandë. Motrat, të cilat janë të pestat në Lojërat Olimpike të Parisit 2024 dhe janë..
Garues nga Bullgaria, Rumania, Greqia, Turqia, Serbia dhe Maqedonia e Veriut nën moshën 19 vjeç do të marrin pjesë në Kampionatin Ballkanik të Ngjitjes Sportive për adoleshentët në disiplinën e vështirësisë, i cili do të mbahet më 26 dhe 27 tetor në..
Tenisti më i suksesshëm bullgar, Grigor Dimitrov, përparoi me një vend në renditjen botërore të ATP-së. Ai tashmë është i nënti me gjithsej 3735 pikë, ndonëse të dielën e 20 tetorit humbi finalen e turneut në Stokholm nga amerikani Tommy Paul...