Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Përfundoi apo jo stina politike në Bullgari?

Foto: BGNES

Gushti është muaji i preferuar për pushime për shumicën e bullgarëve dhe politikanët po kështu nuk bëjnë përjashtim. Parlamenti tanimë është në pushimin e vet të zakonshëm veror dhe zyrtarisht do të rivendosë veprimtarinë e vet më 4 shtator. Nga kjo datë, deri në zgjedhjet lokale më 27 tetor, ka më pak se 2 muaj. Kjo vë vulën e vet mbi jetën politike dhe disa me shumë të drejtë e pyesin veten nëse stina aktive politike ka përfunduar, ose vetëm kështu duket.

Një javë pas daljes së parlamentit në pushim veror, Këshilli i Ministrave miratoi vendim për përgatitjen e zgjedhjeve dhe e ngarkoi zëvendëskryeministrin Tomosllav Donçev të koordinojë veprimet organizative dhe teknike rreth tyre. Afati për regjistrimin e pjesëmarrësve në garën për vend në pushtetin vendor përfundon më 16 shtator, por akoma gjatë kësaj fundjave partia në pushtet GERB përcaktoi kandidatin e vet për kryetar bashkie të qytetit Pazarxhik dhe kështu me të cilën pretendentët për këtë post aty u bënë tanimë katër. Forca opozitare Partia Socialiste Bullgare akoma nuk ka shpallur kandidat të vet në këtë qytet, sepse akoma nuk ka marrë vendim nëse do të marrë pjesë në zgjedhjet më vete, ose në koalicion. Pyetje serioze ka dhe për socialistët  në Sofje. Sipas informatave jozyrtare, strukturat partiake në kryeqytet kanë zgjedhur avokaten e popullit Maja Manollova, por drejtoria qendrore partiake tani për tani nuk e komenton këtë çështje. Vetë zonja Manollova deri vonë  devijonte të përgjigjet nëse do të hedhë kandidaturën për kryetare të Bashkisë së Sofjes, por tanimë pohon se para se ta bëjë këtë, do të presë përkrahje nga të gjithë, mjaft të mos të jenë racistë dhe ksenofobë. Ajo pohon po kështu, se nuk do të donte një përkrahje partiake për kandidaturën e saj eventuale, kurse kjo mbase nuk e gëzon së tepërmi Partinë Socialiste Bullgare, në radhët e së cilës përpara kohe avokatja e sotme e popullit qe një politikane e vijës së parë. Posti i kryetarit të bashkisë së Sofjes është një trampolinë drejt pozitave më të larta në pushtet dhe kjo ilustrohet bindshëm nga karriera politike e kryeministrit dhe liderit të partisë GERB, Bojko Borisov. Prandaj gara zgjedhore në kryeqytet ndiqet me vëmendje më të madhe.  

Deri në përfundimin e afatit për regjistrimin e pjesëmarrësve në zgjedhjet lokale tensionet  brenda partive dhe midis partive do të acarohen dhe më tepër. Midis partisë drejtuese GERB dhe partisë opozitare e socialistëve dhe në këtë moment janë ato janë të mëdha për shkak të sulmit skandaloz të hakerëve  kundër Agjencisë Kombëtare të të Ardhurave dhe për shkak të pasojave dramatike  të shpërndarjes së murtajës afrikane të derrave.  Partia Socialiste Bullgare i kritikon qeveritarët për këtë se se me veprimet e  tyre ose me mungesën e veprimeve kanë kontribuar si për rrjedhjen nga Agjencia Kombëtare e të Ardhurave të të dhënave personale të milionë qytetarëve, kështu  dhe për pasojat e rënda  nga therja në masë të derrave në vend. Drejtuesit po vazhdojnë të kryejnë angazhimet e veta të lidhura me të dyja çështjet, kurse në sfondin e pakënaqësisë masive, të shkaktuar prej tyre, përkrahja e tyre elektorale po zvogëlohet.

Në zgjedhjet e mëparshme vendore partia GERB fitoi në 21 qarqe, Blloku i Reformatorëve në 3, Lëvizja për të drejtat dhe liritë – në 1, kurse Partia Socialiste Bullgare, mbeti pa kryetar bashkie në asnjë qytet të madh. Pas tronditjeve të veta të brendshme Partia Socialiste Bullgare mbase nuk do të arrijë  një përmirësim radikal të pozitave të veta në pushtetin vendor, në qoftë se nuk i bashkon përpjekjet me formacionet e tjera nga hapësira e majtë. Bisedime për një koalicion të përbashkët zgjedhor socialistët tanimë po zhvillojnë  me partinë ABV.

Formacionet e djathta akoma nuk kanë filluar përgatitjen e tyre aktive për zgjedhjet e ardhshme, por me sa duket mund të presim formimin e koalicioneve. Bashkimi i Forcave Demokratike nuk dëshiron të marrë pjesë në zgjedhjet bashkë me partinë GERB, siç bëri në zgjedhjet evropiane , por mund të formojë koalicion me Bullgarinë Demokratike apo me partinë nacionaliste VMRO. “Bullgaria e qytetarëve” po kështu e ka për qëllim bashkimin, por vetëm me partnerë nga e djathta.

Pritet që në javët e pushimeve verore të parlamentit këto ide të sqarohen dhe partitë do të fillojnë vjeshtën e stuhishme politike.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Shkelja e traditave parlamentare është shenjë e afrikanizimit të thellë të politikës bullgare

U mbyll seanca e parë e Kuvendit Kombëtar të sapozgjedhur. Ashtu si në tre parlamentet e kaluara bullgare, zgjedhja e kryetarit doli të ishte një sfidë serioze, pasi asnjë nga dy kandidatët - Raja Nazarjan nga GERB-SDS dhe Andrej Cekov nga Po e vazhdojmë..

botuar më 24-11-13 7.30.PD

Ngjarjet me adresë ballkanike

Athina paralajmëroi se pret të respektohen të drejtat e grekëve në Epirin e Veriut Greqia paralajmëroi kryeministrin shqiptar Edi Rama se respektimi i të drejtave të minoritetit grek në Shqipëri mbetet një kusht i detyrueshëm për anëtarësimin..

botuar më 24-11-08 3.30.MD

Nënpresidentja Ilijana Jotova e quajti Asamblenë e re Kombëtare "të paligjshme"

Nënpresidentja Ilijana Jotova e përshkroi Asamblenë Kombëtare të sapozgjedhur si "të paligjshme". Sipas saj, raportimet për shkelje dhe kërkesat e gjithnjë e më shumë partive për anulimin e zgjedhjeve e vënë në pikëpyetje drejtësinë e tyre. Ajo e tha këtë..

botuar më 24-11-07 5.38.MD