Ka interes të madh të investitorëve nga Koreja e Jugut ndaj Bullgarisë, tha kryeministri Bojko Borisov. Për ndërtimin e uzinës për prodhim të automjeteve Bullgaria po negocion përveç me “Volkswagen” edhe me “Hyundai” – shpjegoi kryeministri dhe shtoi se deri në shtator duhet të ketë qartësi për investimin korean, i cili do të jetë për mbi 1,5 mln. dollarë. Ministri i ekonomisë Emill Karanikollov shtoi se po zhvillohen bisedime dhe me akoma një investitor tjetër nga Koreja e Jugut, i cili po kërkon terren të përshtatshëm për fabrikë të vet në Bullgari. Bëhet fjalë për prodhuesin më të madh të baterive në botë SK Inovation. Kontaktet janë në vetë fillimin e tyre dhe për këtë investim do të konkurrohemi me disa shtete të tjera.
Presidenti Rumen Radev sot edhe një herë iu drejtua Gjykatës Kushtetuese me kërkesë që ndryshimet në Kushtetutë të bëra nga Legjislatura e 49-të të Kuvendit Popullor të shpallen jokushtetuese. Kundërshtimet e kreut të shtetit janë kundër heqjes së..
Ambasadorja e Austrisë Andrea Ikic-Böm vizitoi dje kufirin bullgaro-turk me ftesë të drejtorit të Drejtorisë kryesore të Policisë Kufitare, njoftoi sot shërbimi për shtyp i Ministrisë së Punëve të Brendshme. Së bashku me drejtorin kryekomisionar Anton..
Ministri i punëve të jashtme Ivan Kondov mori pjesë në takimin e ministrave të punëve të jashtme të vendeve anëtare të Nismës së Evropës Qendrore (CEI), që u mbajt sot në Tiranë. Ndër temat e diskutuara ishte roli i CEI në bashkëpunimin rajonal dhe..
Shitjet e makinave të reja në Bullgari në tetor u rritën tri herë më shumë se niveli mesatar i Bashkimit Evropian, ku blerja e makinave të reja ishte..
Një milion e tetëqind qytetarë bullgarë udhëtuan si turistë në tremujorin e tretë të vitit, njoftoi Instituti Kombëtar i Statistikave. 72.3% e tyre..