Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Bullgaria bëhet pjesë e Marrëveshjes së bashkëpunimit për transplantimet

Foto: BGNES

Ministria e Shëndetësisë bëri të ditur se Bullgaria tashmë është pjesë e Marrëveshjes së bashkëpunimit për transplantimet (FOEDUS). Aktualisht pjesëmarrësit e saj aktivë janë 10 shtete nga Bashkimi Evropian. Shumica e shteteve evropiane kanë vështirësi, sepse numri i donorëve është duke u pakësuar. Nuk mjaftojnë dhe specialistët mjekësorë. Në lidhje me këtë Bullgaria po negocion me “Eurotransplant” dhe me disa qendra prijëse në transplantimin e mushkërive, të cilat ndodhen në Gjermani, Spanjë dhe Austri.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

GERB-SDS paraqiti kërkesat e veta për interpretim të dispozitave të Kushtetutës

Përfaqësuesit e popullit nga GERB-SDS dorëzuan në Gjykatën Kushtetuese një kërkesë për interpretimin e dispozitave të Ligjit Themelor të vendit, njoftoi BTA. Deputetët kërkojnë qartësi për çështjen nëse me skadimin e mandatit të anëtarëve të..

botuar më 24-11-28 11.23.PD

Gjykata e Lartë Administrative prapë nuk zgjodhi kryetarin e vet

Sërish nuk ka kandidatë për kryetar të Gjykatës së Lartë Administrative, njoftoi BTA. Plenumi i Këshillit të Lartë Gjyqësor zhvilloi një mbledhje, duke bërë provën e dytë për të zgjedhur kreun e institucionit. Procedura dështoi në përpjekjen e parë..

botuar më 24-11-28 10.22.PD

Parashikimi i motit për 28 nëntorin 2024

Moti do të jetë i kthjellët gjatë natës . Era do të pushojë në shumicën e zonave. Pas mesnate përgjatë lumit Danubi, vende-vende në lugina, lumenj dhe përgjatë bregdetit të Detit të Zi do të formohet mjegull dhe do të ketë ulje të dukshmërisë..

botuar më 24-11-27 7.35.MD