Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Kopshtaria urbane po bëhet një element tërheqës në jetën e njeriut modern

Një liri e pakufizuar dhe njerëz të cilët janë të gatshëm të eksperimentojnë, pa frikë se do të gabojnë-kështu shkurtimisht mund të sqarojmë qetësinë dhe harmoninë, të cilat vihen re në territorin e kopshtit në lagjen e kryeqytetit “Druzhba”. Gjendet në afërsi të njërës prej artereve më të ngarkuara rrugore dhe është në kufi me depot dhe bazat tregtare në të dalë nga kryeqyteti. Pavarësisht nga kjo kopshti është kthyer në një oazë të vogël, në të cilin njeriu është i lirë të kalojë një kohë të pakufizuar dhe të shkëputet nga rritmi monoton i ditës së përditshme. Këtu ai shkëputet nga çdo një kotësi në komunikim dhe ndihet si një krijues dhe zbulues të mjeshtërive dhe dijeve të reja. Bile vet emërtimi – “kopshtet e përbashkëta të miqësisë”, e transformon përfytyrimin tonë për kompleksin e blloqeve të vjetra të paneleve, në një vend për komunikim, ndihmë të përbashkët dhe miqësi-gjëra , për të cilat është i etur bullgari modern.

Në kopshtin e kryeqytetit mungon qëllimi komercial – nuk fitohet, përveç kapitalit social, kurse në shoqërinë tonë moderne ai është jashtëzakonisht i rëndësishëm” – thotë Nikolla Bonçev, një njeri i ri nga Sofja me iniciativën e të cilit është krijuar kopshti:

Mbase më e rëndësishmja është se njerëzit vijnë dhe shoqërohen, mbi hapësirën e cila është e lirë, dhe e cila u kushtohet nevojave të tyre. Çdo një është i mirëseardhur – këtu nuk kërkohet që njerëzit të konsumojnë, të harxhojnë para për diçka, ata duhet thjesht të vijnë dhe të marrin pjesë. Kopshtaria e qytetit nuk është e drejtuar drejt sigurimit të ushqimit të pastër, ajo është e lidhur më tepër me fijen sociale, e cila mjerisht nuk ka se ku të zhvillohet në një pamje të pastër në qytetin e madh. Unë i gëzohem çdo një të ardhuri të ri në kopsht. Shumë pak tokë e papërpunuar ka mbetur tek ne, por përderisa ka dëshirë do të gjendet dhe vend. Personalisht shkaku im që të kapem me organizimin e kopshtit fshihet në vitet e mija mjaft të rënda dhe të varfra studentore në kohën. Pasi u ktheva në Bullgari nga Austria, ku u diplomova, vendosa se detyrimisht do të gjejë tek ne një hapësirë, ku të ris ushqim për veten time, me qëllim të mos e le asnjëherë familjen time të vuaj nga uria. Kuptova se në Bullgari një kopsht i ngjashëm nuk ekziston. Fare rastësisht u lidha me një shokë, i cili më propozojë të përpunojë hapësirën midis pallateve në lagjen “Nadezhda”. Dhe kështu filloj çdo gjë. E përpunuam me ndihmën e 12 vullnetarëve . Një pjesë prej tyre akoma janë në kolektivin tonë dhe jemi shokë të mirë. Kjo qe përpara 7-8 vjetëve. Gjatë vitit 2015 fituam mundësinë të vijmë në terrenin në të cilin gjendemi tani në lagjen “Druzhba”. Specialistë të tokave nga Akademia Bullgare e Shkencave na bënë një mirësi të madhe duke studiuar përbërjen e tokës. Doli se, toka tonë është e pastër dhe shumë e mirë për rritjen e ushqimit. Ne fare nuk duam të konkurrojmë  me prodhuesit bujqësor, të cilët prodhojnë që të mund të mbajnë familjet e tyre. Ne përpunojmë tokën vetëm si një hobin tonë dhe për një larmi.”

Në Bullgari, për gëzimin tim të madh, kemi një liri të pakufizuar, të cilën as që nuk e dimë sesi ta përdorim” – thotë akoma Nikolla. Ai shikon se, ideja e tij është e ndjekur dhe nga njerëz të tjerë në Sofje dhe pavarësisht nga vështirësitë, numri i këtij lloji kopshteve është në rritje. Kopshtaria e qytetit krijon një vetëdije tek njerëzit, se ata janë forca lëvizëse e cila mundet me sukses të vetorganizohet dhe të marrë vendime të rëndësishme. Në “kopshtet për miqësi” shumë shpejt numri i kopshtarëve do të arrijë 50 dhe çdo një ka ardhur me motivin e vet personal për punë.

Daniella Jordanova është 35 vjeçe dhe për të ky është një vend i mirë të mësohet dhe të eksperimentohet në rritjen e bimëve:

Këtu mësova për permakulturën për bujqësinë dinamike biologjike. Pas ca kohe do të jetojë në një shtëpi me oborr dhe këtu është vendi i përshtatshëm që të mësohem dhe të ushtrohem përpara se të kem kopshtin tim personal. Veç kësaj kemi një kooperativë prindërore dhe unë gatuaj për fëmijët të cilët marrin pjesë. Përdor kunguj , domate  dhe çdo lloj perimesh, të cilat i kam rritur në kopsht. Përveç kësaj shpie fëmijën tim në kopsht derisa unë punoj. Është me rëndësi që ai të shikojë se që ku vjen ushqimi si dhe lidhjen me tokën e cila është një gjë shumë e dobishme. Kënaqësia të këpusësh dhe të hash diçka nga kopshti është një gjë e pazëvendësueshme.”

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Foto: arkiv personal


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Gjysma e diabetikëve në Bullgari nuk janë diagnostikuar dhe konsiderohen të shëndetshëm

Me rastin e Ditës Botërore të Diabetit, objektet mjekësore në qytete të ndryshme të Bullgarisë organizojnë konsultime falas për personat me diabet dhe në rrezik të sëmundjes. Sipas të dhënave të Shoqatës Bullgare të Endokrinologjisë, çdo i treti bullgar në..

botuar më 24-11-14 2.34.MD
Ivajllo Ivanov

Si do të ndikojë zgjedhja e Donald Trump në Evropë dhe në siguri, në mbrojtje dhe ekonomi?

“Zgjedhja e Donald Trump si president i Shteteve të Bashkuara do të ketë një ndikim negativ në politikën evropiane në tre dimensionet kryesore, përkatësisht mbrojtjen dhe sigurinë, ekonominë dhe politikën – të paktën nga ajo që kemi si deklarata dhe nga..

botuar më 24-11-13 6.43.MD

Programi arsimor "Tregimet e pathëna të bullgarëve" me mbështetje të madhe brenda dhe jashtë vendit

Bullgarë nga 18 vende, 34 shkolla jashtë dhe 8 pedagogë bullgarë nga universitetet jashtë vendit janë pjesëmarrës në vitin e parë të Programit Kombëtar "Tregimet e pathëna të bullgarëve", i cili kërkon fakte pak të njohura për bullgarët e denjë apo ngjarje..

botuar më 24-11-12 5.26.MD