Akademia Kombëtare e Arteve Figurative hapi atelietë e saj për fëmijët dhe nxënësit. Gjatë tërë muajit gusht pjesëmarrësit në Akademinë Verore për Fëmijë dhe Nxënës do të pikturojnë, do të modelojnë dhe do të zhvillohen si krijues nën udhëheqjen e studentëve-piktorë. Edicioni i dhjetë i iniciativës filloi me një aktivitet festiv me moton “Fëmijët pikturojnë jashtë”. Gjatë disa ditëve të fundit të muajit piktorët e vegjël do të radhitin veprat e tyre më të bukura në një ekspozitë në galerinë “Akademia”.
Ky projekt kulturor-arsimor i fondacionit “Shën Pimen Zografski” pranë Akademisë Kombëtare të Arteve Figurative fitoi popullaritet gjatë viteve dhe tashmë për të dytin vit me radhë është në Kalendarin e ngjajreve më të rëndësishme kulturore të Bashkisë së Kryeqytetit.Pashkët e vitit 2020 mbetën në histori për dy arsye. E para ishte gjendja e jashtëzakonshme, për shkak të Covid-19 që po shpërthente atëherë dhe që na imponoi një sërë kufizimesh, pasojat e të cilave ende po i përballojmë. E dyta, për fat të keq, është..
Banorët dhe mysafirët e Sofjes do të kenë mundësinë të mësojnë për shkencëtarët bullgarë në Antarktidë dhe rolin e tyre të rëndësishëm në eksplorimin saj. Ekspozita "Njerëzit e Antarktikut - Kujdesi për Tokën" mund të shihet në Urën e të Dashurive te..
Të huajt përbëjnë 8,6% (15 737) prej të gjithë studentëve në Bullgari. Numri i tyre për dekadën e fundit është dyfishuar. Këtë e tregojnë të dhënat e Qendrës Kombëtare të Informacionit dhe Dokumentacionit për vitin 2024, të publikuara në një..
Në vitin 2025, kishat katolike dhe ato ortodokse festojnë Pashkët më 20 prill . Kur festojmë Ngjalljen e Krishtit së bashku, është më e gëzueshme...
Deri në fund të këtij viti, çmimet për lëshimin e kartave të identitetit do të ulen dhe do të kthehen në nivelet e vitit 2024. Këtë e ka vendosur..
Këtë vit, ortodoksët dhe katolikët kremtojnë së bashku Ringjalljen e Krishtit. Në të njëjtën datë, e gjithë bota e krishterë do ta kthejë vështrimin nga..