Fshati Gela në malin Rodope i takon përsëri muzikantët popullorë që i bien kaba-gajdes. Sipas traditës gara zhvillohet në krahinën Livadhet e Ilindenit të shtunën e parë të muajit gusht. Çdo vit atje mbërrijnë njerëz nga mbarë Bullgaria. Vizituesit e ngjarjes gjithmonë janë jo më pak se 8000, ndërsa kohët e fundit numri i tyre arrin deri më 13 000. Festivali po fiton një popullaritet gjithnjë e më të madh dhe shndërrohet në një forum ndërkombëtar. Gjatë viteve janë regjistruar interpretues të huaj nga Japonia, Holanda, Hungaria, Franca, Britania e Madhe dhe Skocia. Gajdexhiu më i vogël i cili ka marrë pjesë në garë është 5 vjeçar, ndërsa ai më i moshuar – 85 vjeçar. Qëllimi i aktivitetit është që ta popullarizojë folklorin autentik të Rodopeve. Edhe sivjet në programin e festivalit marrin pjesë grupe këngëtarësh dhe instrumentistësh, grupe të cilat i prezantojnë zakonet tona popullore dhe interpretues individualë. Për humorin e mirë kontribuojnë dhe garat ndër valltarët amatorë, ekspozitat, demonstrimet e zanateve dhe lojërat folklorike.
Mbrëmjet e kulturës bullgare në Shqipëri po vazhdojnë edhe në muajin gusht. Shfaqjet e para ishin në qershor, kur grupe folklorike nga Bullgaria prezantuan kostume, valle dhe këngë popullore bullgare para teatrit "Aleksandër Moisiu" në qytetin e..
Me rastin e tubimit tradicional në fshatin Gella , nga sot, 2 gusht, deri në të dielën, 4 gusht, në livadhet e Ilindenit do të tingëllojë një program pesëmbëdhjetëorësh me muzikë autentike të Rodopeve. Pritet që eventi të tërheqë mijëra..
Vazhdon festivali treditor i qëndisjes për banorët dhe mysafirët e fshatit Vardim në rajonin e qytetit Svishtov. Ajo zhvillohet në sheshin pranë Vatrës së Kulturës "Trudoljubie 1907", njoftuan organizatorët. Festivali promovon një pjesë..