Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Groovy Jazz – një album i përbashkët i Dimitër Karamfillovit dhe Petër Georgievit

Foto: arkiv personal

Albumi Groovy Jazz i dy instrumentistëve të njohur bullgarë të stilit xhaz – Dimitër Karamfillov – kontrabas dhe Petër Georgiev – kitarë, tashmë është në tregun muzikor dhe i ka adhuruesit e vet.

Dimitër Karamfillov ka filluar të merret me muzikë që si fëmijë. Në vitin 2000 ai e mbaroi shkollën muzikore “Ljubomir Pikov”, ndërsa gjatë 2006-ës – Akademinë Muzikore Kombëtare “Panço Vlladigerov” në Sofje. Përveç se është instrumentist, Dimitër ka punuar si pedagog në katedrën “Arti pop dhe xhaz” të Akademisë Muzikore Kombëtare. Që nga fillimi i karrierës së vet deri tani ai ka interpretuar muzikë në një skenë bashkë me disa prej muzikantëve më të mirë të xhazit, si Millço Leviev, Zhivko Petrov, Teodosi Spasv, Hristo Jocov, Antoni Donçev, Mihail Josifov, Milen Kokusharov etj.

Gjatë pranverës së 2017-ës ai paraqiti projektin e vet të parë me emrin “Ekologjia”. Në fillim të korrikut në Festivalin e Xhazit në Sofje “A to Jazz” xhaz-basisti dha një koncert, ku përsëri i gëzoi fansat e vet me muzikën e këtij solo-projekti.

Petër Georgiev, ose Pesho-Kitara, siç e quajnë miqtë e tij, ka ekzekutuar muzikë në projekte të ndryshme me këngëtarin Pavell Terzijski, Desi Andonova, Harlem Jazz, Chet Baker Tribute etj. Edhe ai, si kolegu i tij Dimitër, ka filluar t’i bjerë kitarës në moshën e hershme. E ka vazhduar arsimin e vet në lëmin e xhazit në Bullgari dhe SHBA, ku është mësuar nga më të mirët në këtë fushë. Tashmë ka një album të vet solo, ndërsa dashuria e tij ndaj xhazit dhe dëshira për të kompozuar e ka bashkuar me Dimitër Karamfillovin në projektin Groovy Jazz. Ai përfshin 10 pjesë. Disa prej tyre janë standarde, disa të tjera janë të kompozuara nga ata. Më shumë hollësi na sollën vetë muzikantët:

“Ne jemi miq me Mitkon dhe interpretojmë muzikë në grupe të ndryshme muzikore, sidomos gjatë 6-7 viteve të fundit. Nganjëherë ka pasur nevojë të interpretojmë pa vokal, vetëm me kitarë dhe kontrabas. Unë kisha një ide për disa melodi, ndërsa Mitko ia kishte bërë orkestrimet disa pjesëve të tjera. Kështu krejt natyrshëm krijuam një repertor prej melodive tona, krijuam dhe disa pjesë origjinale. I ekzekutonim së bashku dhe i vëzhgonim njerëzit se si reagonin. Selektuam atë që u pranua më mirë dhe që na pëlqente neve më shumë. Kështu e krijuam albumin Groovy Jazz.”
“Pjesët origjinale janë vetëm të Peshos dhe ai i ka krijuar në përputhje me nocionin “groovy jazz”. Ndihet pulsimi i bukur, ritmet R&B dhe soul, ka dhe motive të lehta karaibiane dhe të tilla të muzikës së dhomës. Emra të mëdhenj të muzikës xhaz kanë pasur shfaqje pikërisht në këtë konfiguracion – kitarë dhe kontrabas. Ndër ta janë disa muzikantë si Charles Haden, Pat Metheny dhe të tjerë. Pak a shumë ne jemi ndikuar nga ata.”

Përveç se është muzikant Petër Georgiev është dhe aventurier i pasionuar. Atij i pëlqen të udhëtojë në botë dhe gjithmonë e mban me vete kitarën. Kështu diku në Karaibe lindi një prej pjesëve të tij, të përfshira në këtë album, me titullin El Mar De Agua Verde. Mitko e shtoi orkestrimin, duke e përdorur kontrabasin si instrument perkusioni. GB Ragga është pjesa tjetër, e cila gjithashtu është frymëzuar nga Karaibet. Promovimi i Groovy Jazz ishte në një klub në kryeqytetin e Sofjes, ku bashkë me Mitkon dhe Peshon mori pjesë dhe Atanas Popov (bateri).

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Këngët e Kiçka Savovës mbledhin të rinj të talentuar në një master klasë në Plovdiv

Më 9 nëntor, një nga sallat e Ansamblit Folklorik “Trakia” në qytetin e Plovdivit (Bullgaria Jugore) do të mbledhë talentë të rinj për master klasën tradicionale “Me këngët e Kiçka Savovës”. Ngjarja organizohet nga fondacioni “Kiçka Savova”, kryetare e të..

botuar më 24-11-08 1.10.MD

Në “Librin e këngëve të BE-së” u përfshinë 6 këngë të përjetshme bullgare

U lëshua “Libri i këngëve të BE-së” (EU Songbook), i cili përmban 6 këngë nga secili prej 27 shteteve anëtare të BE-së, transmeton BTA. Përzgjedhja e këngëve u realizua nga anëtarët e 17 akademive muzikore nga 14 vende të BE-së. Në votimin publik..

botuar më 24-11-06 9.58.PD

Iskrena Jordanova – një muzikante e shquar që ia kushtoi zemrën muzikës barok

Violinistja Iskrena Jordanova prej tridhjetë vitesh jeton në Lisbonë. Gjithçka që ajo bën si muzikante është e lidhur me muzikën barok. Një pjesë të madhe të kohës ia kushton zbulimit të dorëshkrimeve të lashta, të cilave u jep jetë me ansamblin e saj..

botuar më 24-11-06 7.50.PD