Bullgaria e tejkalon Turqinë me një sërë indikatorësh në garën për ndërtimin e një uzine të re të Volkswagen-it, tha Ministri i Ekonomisë Emill Karanikollov. Jemi përpara Turqisë me anëtarësinë tonë në BE, shpenzimet më të ulëta operative, krahun e kualifikuar të punës dhe lokacionet tona. Përparësitë e Turqisë janë në tregun më të madh automobilistik dhe në përvojën në inxhinierinë mekanike. Një përparësi tjetër është dhe fakti se shteti mund të blejë një numër të madh automobilash të Volkswagen-it. Ministri shtoi se Bullgaria vazhdon të jetë në garën për ndërtimin e uzinës, ndërsa vendimi përfundimtar se ku të ndërtohet do të merret gjatë muajit shtator.
Investimi në njerëz, arsim, inovacion dhe teknologji është çelësi i suksesit në të ardhmen, tha presidenti Rumen Radev në hapjen e një forumi biznesi në Singapor, ku marrin pjesë përfaqësues të kompanive bullgare dhe singaporiane. Kreu i shtetit..
Heqja e kufijve tokësorë për Bullgarinë dhe Rumaninë në Shengen do të bëhet realitet brenda pak javësh, sipas Komisioneres Evropiane për Punët e Brendshme Ilva Johansson. Në një intervistë për Radion Evropa e Lirë - Rumani, ajo tha se është optimiste..
Gjykata Kushtetuese hapi një procedurë me kërkesën e presidentit Rumen Radev për shpalljen jokushtetuese të ndryshimeve në ligjin bazë të miratuara nga Legjislatura e 49-të e Kuvendit Popullor. Ato kanë të bëjmë me heqjen e ndalimit të dyshtetësisë si..
Shitjet e makinave të reja në Bullgari në tetor u rritën tri herë më shumë se niveli mesatar i Bashkimit Evropian, ku blerja e makinave të reja ishte..
Një milion e tetëqind qytetarë bullgarë udhëtuan si turistë në tremujorin e tretë të vitit, njoftoi Instituti Kombëtar i Statistikave. 72.3% e tyre..