Për herë të katërt me radhë qyteza bregdetare Carevo u bë mikpritëse e Festivalit të zanateve dhe arteve. Veprat e artit dhe shumë punishte të zanateve të ndryshme pritën vizituesit në pjesën qendrore të qytetit. Turistët patën mundësi të bëjnë diçka të re dhe të pazakonshme gjatë kohës së pushimeve dhe ta ndezin flakën e kreativitet në zemrat e tyre, duke marrë pjesë në aktivitete të ndryshme – poçari, përpunim leshi, gdhendje druri, vizatim në qelq, etj.
Përveç zanateve tradicionale për Bullgarinë ishin prezantuar dhe zanate karakteristike për rajone dhe kultura të tjera, të cilat fitojnë popullaritet tek ne dhe përzierja e traditave në botën globale bëhet një mënyrë për mbrojtjen e tyre. Si dëshmi për këtë se traditat e ndryshme mund të bashkëjetojnë shumë mirë, në festivalin në Carevo kishte një pavijon për vizatim me këna – një zanat që vjen nga India, por tek ne fiton diçka të re – vizatimet indiane gërshetohen me imazhet e dhe format karakteristike për qëndisjet tradicionale bullgare. Ushqim i mirë dhe i shëndetshëm, muzika e bukur, emocionet pozitive shoqëruan të gjitha ditët e festivalit.
„Zanati është mënyrë e jetesës”, tha Lëçezar Dimitrov – organizatori i ngjarjes. “Kur njeriu shfaq interes për ndonjë zanat, ai jeton me mjeshtrin, vëren mënyrën e tij të jetesës dhe këtë, të cilën ai krijon çdo ditë me duart e veta. Kështu bashkë me zanatin, njeriu mëson dhe mënyrën e jetesës.
Ideja e festivalit është që t’i lidhë njerëzit dhe të tregojë sa shumë punë dhe frymëzim janë të domosdoshme për krijimin e punimeve artizanale. Pikërisht ato janë lidhja mes mjeshtrit dhe njerëzve. Dhe kur një industri e tërë qëndron midis njeriut dhe mjeshtrit, atëherë kjo lidhje prishet dhe produkti humb vlerën e vet. Për këtë arsye në festivalin tonë ka punishte, ku secili vizitor mund t’i “prekë” zanatet dhe t’i ndiejë përmes prizmit të përjetimeve dhe përvojës së vet. Në këtë mënyrë mund të lindë dashuria ndaj një zanati dhe një ditë ndonjë nga mysarirët tanë mund të fillojë të merret pikërisht me të. Kështu tradita do të vazhdojë dhe do të mbetet për brezat”
Në një nga pavijonet e festivalit u takuam me Margarita Çollakova, profesioni i së cilës është animatore:
„Unë merrem me përpunimin e leshit tashmë 5 vjet dhe përdor dy teknika – me ujë dhe me gjilpërë”. – tha Margarita. “Leshi i punuar me ujë përdoret më shumë për shalle, kapela, veshje.Shumë kolegë prodhojnë prej tij dhe këpuca. Unë e përdor për sfondin e pikturave të mia prej leshi. Përpunimi me gjilpërë kërkon më shumë kohë, por produkti duke në të vërtetë i bukur.
Më pëlqen të bëjë lodra prej leshit të përpunuar. Leshi ka shumë veti - është antistatik, antialergjik, me rezistencë të lartë ndaj lagështirës. Protobullgarët kanë prodhuar dhe shala prej tij. Ky është një material i mrekullueshëm.”
Foto:Ekaterina Ivanova
Përgatiti në shqip: Jordanka Ivanova
Takime me autorë, botues dhe përkthyes të librave ortodoksë të viteve të fundit ofron programi i Javës së Librit Ortodoks. Ajo mbahet në kishën “Shën Prokopij i Varnës”, me takime çdo mbrëmje në orën 17.00. Një vëmendje e veçantë i kushtohet..
Shfaqja e Bernard Shaw "Armët dhe njeriu" (“Arms and the Man”) me regji të John Malkovich , e cila u prezantua në Teatrin Popullor në ditën e 139-vjetorit të Betejës së Slivnicës , shkaktoi pakënaqësinë e qindra bullgarëve. Ata protestuan para..
Ekspedita e tridhjetë e tretë polare bullgare po shkon drejt Antarktidës për të vazhduar kërkimet e saj shkencore në bashkëpunim me shkencëtarë nga vende të ndryshme. Në bordin e anijes kërkimore “Shën Kirill dhe Metodij” ndodhen për herë të parë..
Instituti për Shkenca Kompjuterike, Inteligjencë Artificiale dhe Teknologji (INSAIT) pranë Universitetit të Sofjes “Shën Kliment Ohridski" vuri në..