Bullgaria i mirëpriti pjesëmarrësit e vet në Festivalin Olimpik Rinor Evropian në Baku, ku vendi ynë fitoi dy medalje. Valentin Andreev u bë kampion në hedhjen e çekiçit, duke arritur 82.72 metra, ndërsa Anastasia Balaban fitoi medaljen e argjendtë në xhudo në kategorinë deri në 44 kilogramë. Në klasifikimin për nga medaljet Bullgaria mbaroi në vendin e 23.
Qyteti Burgas organizon një mbrëmje spektakolare gala, e cila mbledh dhjetëra kampionë të sporteve luftarake në një vend. Organizata prestigjioze botërore MMA po zhvillon të shtunën më 24 gusht garat nga zinxhiri BRAVE 86, për të cilat vijnë disa..
Sonte, në orën 17:30, para tempullit, “Shën Aleksandër Nevski” në qendër të Sofjes do të jepet fillimi i turneut të 71-të të çiklizmit në vend. Gara sportive e cila do të mbahet nga 25 deri më 29 gusht do të përfundojë në qytetin Gabrovo. Në të do..
Magdalena Hristova fitoi titullin e tretë botëror në atletikë për veteranë. Bullgarja triumfoi në kërcimin së gjati në grupmoshën +45 në kampionatin e planetit në Goteborg (Suedi), duke arritur 5.63 m (me erë të kundërt 1.4 m).