Kryeministri grek premtoi të justifikojë shpresat e njerëzve
Qeveria e Kiriakos Mitsotakis, i cili fitoi zgjedhjet më 7 korrik të këtij viti, mori votë besimi në Parlament – për politikën ekonomike të propozuar nga ai. Mitsotakis deklaroi se qeveria e tij do të përpiqet t’i justifikojë shpresat e njerëzve dhe premtoi të bëjë çmos, që ta përmirësojë jetesën e njerëzve. Pasi shpalli pakësimin e tatimeve ai premtoi se Greqia do të gëzojë “stabilitet në shtëpi dhe besim jashtë “. Mitsotakis kritikoi qeverinë e mëparshme të Aleksis Tsiprasit dhe të ish-Ministrit të Financave Janis Varufakis, duke i quajtur “katastrofë të dyfishtë” për shkak të dëmeve, të cilat sipas tij ata i kanë shkaktuar ekonomisë greke.
Johannes Hahn: Serbia ka nevojë për skenë pluraliste mediatike
Komisionari Evropian Johannes Hahn shqyrtoi në Beograd me Kryeministren serbe Ana Brnabić rekomandimet në raportin për përparimin e Serbisë në rrugëtimin drejt anëtarësimit në BE. Ndër rekomandimet është edhe puna për strategjinë mediatike. Strategjia do të jetë e suksesshme, në qoftë se kontribuon për krijimin e skenës pluraliste mediatike të Serbisë. Hahn vuri në dukje gjithashtu se Parlamenti duhet të shndërrohet në një vend për debate politike dhe nënvizoi rëndësinë e dialogut ndërpartiak në Parlament. Dialogu mes Beogradit dhe Prishtinës gjithashtu është ndër elementet kyçe për përparimin e tërë regjionit, theksoi Komisionari Evropian.
Një afarist skandaloz indian në Bullgari është kapur në Bosnjë
Afaristi indian Pramod Mital u kap nga policia në pjesën veriore të Bosnjës e Hercegovinës për shkak të dyshimeve se ka marrë pjesë në veprimtari të organizuar kriminale dhe ka shpërdoruar me detyrën. Miliarderi, i cili është vëllai më i ri i magnatit të çelikut Lakshmi Mital, kryeson Këshillin Mbikëqyrës të kompleksit metalurgjik “Global Ispat Koksna Industria Lukavac” – një prej eksportuesve më të mëdhenj në Bosnjë. Në Bullgaria afaristi fitoi famë edhe për faktin se gjatë vitit 2005 bleu për 110 mlrd dollarë kompaninë më të madhe metalurgjike në vend – “Kremikovci”, të cilën e falimentoi dhe gjatë vitit ajo 2009 u mbyll.
Protestë kundër shpërnguljes së sirianëve në Stamboll
Disa qindra veta protestuan në Stamboll kundër vendimit të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Turqisë për shpërnguljen e sirianëve, të cilët nuk janë regjistruar në qytetin pranë Bosforit. Sipas vendimit të Ministrisë deri më 20 gusht ata duhet të kthehen atje ku janë regjistruar së pari. Sipas protestuesve shpërngulja e refugjatëve nuk do të kontribuojë për paqen sociale. Sipas Kryetarit të Platformës së Shoqërive Siriane Mehdi Daud, regjistrimi i sirianëve në Stamboll është ndërprerë nga autoritetet gjatë vitit 2016. Sipas të dhënave zyrtare migrantët sirianë janë rreth rreth 3.5 mln, por flitet se në fakt ata janë mbi 5 mln, bëri të ditur korrespondentja e Agjencisë Telegrafike Bullgare (BTA) në Turqi Nahide Deniz.
Dhjetëra migrantë ilegalë në Greqi duan për t’i arrestuar
Dhjetëra migrantë ilegalë shokuan policinë në Selanik, duke pritur orë të tëra para stacionit policor, që të arrestohen. Rreth 40 migrantë – meshkuj të moshës rreth 20 vjeç, kanë shpresuar se në këtë mënyrë do të marrin status refugjati. Ata madje i kanë dhënë informacion policisë se si me ndihmën e trafikantëve e kanë kaluar kufirin tokësor me Turqinë. Vetëm për transferimin nga kufiri mes Turqisë dhe Greqisë deri në Selanik ata u kanë paguar trafikantëve nja 2000 euro. Qëndrimi i tyre në Greqi ka qenë i vështirë për shkak të mungesës së mjeteve. Pasi u arrestuan migrantët u vendosën në një kamp refugjatësh, transmetoi korrespondentja jonë në Greqi Katja Peeva.
Përpiloi: Miglena Ivanova
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Presidenti i Republikës së Bullgarisë Rumen Radev uroi të gjithë bullgarët në vendin tonë dhe në mbarë botën me rastin e Vitit të Ri 2025 dhe u uroi paqe, shëndet dhe prosperitet. “Bota po përcjell një vit plot rreziqe. Luftërat po bëhen më të..
“Siguria, Evropa” është motoja e Presidencës polake të Këshillit të Bashkimit Evropian, e cila fillon më 1 janar. Ajo përkon me një periudhë pasigurie rreth luftës në Ukrainë, hyrjen e ardhshme në detyrë të Presidentit të porsazgjedhur të SHBA-së, Donald..
Një vit i mbarë për Agjencinë Ekzekutive për Bullgarët Jashtë Vendit, në të cilin gjithçka u zhvillua ashtu siç duhej – kështu e përmblodhi vitin 2024 drejtuesja e saj, Rajna Manxhukova. Në një intervistë për Radio Bullgarinë, ajo shprehu kënaqësinë për..
Në vitin 2024, ne bullgarët shfrytëzuam në mënyrë aktive motorin e kërkimit Google për t'u informuar rreth temave që pasqyrojnë atë që po ndodh në botë..