Shoqëria, e cila punon në qytetin Devnja (Bullgari Verilindore) dhe është specializuar në prodhimin e plehrave të kombinuara të azotit, fosforit, amoniakut, kripërave dhe gazeve të ngjeshura, mori certifikatë për investime të klasës A nga ministri i ekonomisë Emill Karanikollov. Bëhet fjalë për “Agropolihim” SHA, i cili është prodhuesi prijës në industrinë kimike në Bullgari që nga krijimi i vet në vitin 1993. Investimi i kompanisë do të jetë me vlerë pothuaj 26 miliona leva dhe është lidhur me zgjerimin e depos ekzistuese për magazinimin e amoniakut të lëngët, i cili është lënda e parë kryesore për prodhimin e plehrave artificiale. Pritet se zgjerimi do të fillojë gjete korrikut të vitit 2020 në zonën industriale të qytetit Devnja.
Dorëzimi i parë i gazit natyror në Bullgari u bë sot përmes terminalit të ri në qytetin grek Aleksandrupolis. Funksionimi komercial i objektit është fakt që prej 1 tetorit të këtij viti dhe vendi ynë është pronar i 20% të projektit, i cili..
Më 1 tetor në Burgas hapet zyrtarisht uzina e parë bullgare për automobila të blinduar të kompanisë International Armored Group (IAG). Në bazë, të vendosur në një sipërfaqe prej 150 mijë metrash katrorë, do të prodhohen pajisje mbrojtëse bullgare..
Në shtator, treguesi i përgjithshëm i klimës së biznesit në vend u ul me 1 pikë krahasuar me muajin gusht, për shkak të vlerësimeve më pak të favorshme në industri. Treguesi në sektor bie me 5.2 pikë dhe menaxherët raportojnë ulje të aktivitetit..