Në oborrin e Bazilikës Peshkopale në Plovdiv gjatë punimeve të konservimit dhe restaurimit arkeologët zbuluan një stelë* guri me dimensione 1,4 dhe 1,2 m. dhe me peshë më shumë se 1 ton. Arkeologët e gjetën pllakën e vlefshme rastësisht, duke kontrolluar pllakat e tjera në atriumin e bazilikës. Stela është ruajtur mirë, vetëm një pjesë e vogël është prishur, por restauruesit po merren me të. Sipas udhëheqëses së gërmimeve Zheni Tankova kjo nuk është një pllakë e zakonshme, por është një element i përpunuar arkitektural nga viti 255:
“Mbishkrimi është shumë i rëndësishëm dhe i ruajtur mirë dhe zbulon fakte kureshtare për historinë e Filipopolit (ky është emri i vjetër i Plovdivit në atë kohë), siç edhe për historinë e Perandorisë Romake. Në të është shkruar: Për fitoren, shëndetin dhe jetën e përjetshme të perandorëve Valerian dhe Galien August dhe për tërë shtëpinë e tyre, për senatin e shenjtë, për popullin romak për Këshillin e Kuvendit të Filipopolit dhe për sundimtarin trak Dionis e kushtuan atë (stelën) mistët e mbijetuar (njerëzit, të cilët kanë besuar në perëndinë Dionis), kur udhëheqësi i mistereve (lojërat e kushtuara zotit Dionis) dhe kryeprifti ishte Aurelius Mukianid, biri i Mukianit.
Vazhdojnë emrat e 44 anëtarëve të shoqërisë fetare të adhuruesve të Dionisit, të cilët falënderojnë për mbijetesën e tyre gjatë inkursionit të gotëve në vitn 251. Atëherë Filipopoli është rrëzuar dhe është djegur.
“Është interesante se në këtë listë është shkruar detyra e rrallë “sebastofor” – është ai, i cili mban skulpturën e perandorit. Në këtë listë ka dy “sebastoforë” ndoshta sepse në atë kohë perandorët kanë qenë dy – Valerian dhe Galien (babai dhe biri), të cilët kanë qenë në krye të Romës nga 253 deri më 256. S’ka të dhëna për vizitë të tyre në Plovdiv, por adhurimi i perandorëve ka qenë traditë në tërë Perandorinë Romake”, shpjegon arkeologia.
Mbishkrmin e lexoi Nikollaj Sharankov, i cili është profesor i latinishtes dhe greqishtes së lashtë në Universitetin e Sofjes. Sipas tij shkrimi është identik me një shkrim tjetër për nder të Galienit, i cili ruhet në Muzeun Arkeologjik të Plovdivit. “Është kureshtare kjo se nuk përmendet guvernatori i provincës, ndoshta situata në provincë ka qenë e ndërlikuar – shpjegon epigrafisti. – Ka detyra dhe poste interesante në këtë shoqëri mistike, e cila me sa duket ka qenë lidhur me kultin perandorak”.
Kjo e pohon hipotezën e arkeologëve se bazilika është ndërtuar në vendin e një tempulli kushtuar kultit të sundimtarit superior. Sipas fjalëve të Sharankovit emrat e kësaj shoqërie fetare janë një pjesë e tablosë historike të asaj periudhe, për të cilën të dhënat janë të pakta. Për të flasin vetëm mbishkrimet për Galienin dhe për komandantin e tij Marcian – shpëtimtari i Ballkanit, për të cilët lexojmë në mbishkrimin e ruajtur në Stadiumin Romak të Plovdivit.
Sipas arkeologes Zheni Tankova pllaka duhet të vendoset në ndonjë vend të dukshëm, sepse është me rëndësi për historinë e bazilikës.
stelë* - Shtyllë ose pllakë guri a mermeri me një mbishkrim dhe shpesh e zbukuruar me figura në reliev, që i kushtohej kujtimit të një të vdekuri, një perëndie etj.
Përpiloi: Darina Grigorova
Përgatiti në shqip: Jordanka Ivanova
Foto:podtepeto.comStatuja e parë prej mermeri e zbuluar më 3 korrik në qytetin antik Heraklea Sinthika është ndoshta e nipit të perandorit romak Oktavian Avgust - Lucij, njoftoi udhëheqësi i gërmimeve, Prof. Ljudmill Vagalinski. “Nuk ka dyshim se statuja është nga..
Në rrugën Sofje - Samokov përballë rrjedhës së lumit Iskër, pranë kthesës së madhe piktoreske midis fshatrave Kokaljane dhe Pasarell pranë Urës së Djallit ndodhet kodra Srednobërdie. Aty lumi Vedena derdhet në lumin Iskër dhe malet Lozen dhe..
Hyrje e Hyjëlindëses së Tërëshenjtë në Tempull është një nga festat më të lashta dhe më të nderuara në botën ortodokse, e prezantuar në Kostandinopojë rreth shekullit të VIII-të, në kohën e Patriarkut Tarasij. Vetëm gjashtë shekuj më vonë, festa filloi..
Statuja e parë prej mermeri e zbuluar më 3 korrik në qytetin antik Heraklea Sinthika është ndoshta e nipit të perandorit romak Oktavian Avgust - Lucij,..