Presidenti Rumen Radev vendosi veto mbi marrëveshjen për gjuajtësit e rinj. Kreu i Shtetit ktheu në Parlament ratifikimin e marrëveshjeve në lidhje me gjuajtësit e rinj F-16 Block 70 nga SHBA-ja. Në motivet e veta Radev tregon se debatet e ashpra në Kuvendin Popullor gjatë shqyrtimit të ligjit ratifikues kanë treguar se në kuadrin e parametrave të marrëveshjes nuk është kërkuar dhe nuk është arritur pajtim publik. Sipas tij për shkak të procedurës së shkurtuar legjislative kanë mbetur të pasqaruara një sërë çështjesh të rëndësishme, si çmimet, garancitë, afatet e furnizimit, dëmshpërblimet e të tjera.
Heqja e kufijve tokësorë për Bullgarinë dhe Rumaninë në Shengen do të bëhet realitet brenda pak javësh, sipas Komisioneres Evropiane për Punët e Brendshme Ilva Johansson. Në një intervistë për Radion Evropa e Lirë - Rumani, ajo tha se është optimiste..
Gjykata Kushtetuese hapi një procedurë me kërkesën e presidentit Rumen Radev për shpalljen jokushtetuese të ndryshimeve në ligjin bazë të miratuara nga Legjislatura e 49-të e Kuvendit Popullor. Ato kanë të bëjmë me heqjen e ndalimit të dyshtetësisë si..
Në datat 22 dhe 23 nëntor, Kisha Ortodokse Bullgare do të kremtojë solemnisht njëqindvjetorin e shenjtërimit të Tempullit-Monument “Shën Aleksandër Nevski”. Për një shekull të tërë, Katedralja është "dëshmitare e të gjitha emocioneve, shpresave dhe..
Në Ditën Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës ndaj Grave para ndërtesës së Gjykatës së kryeqytetit do të mbahet një marsh proteste organizuar nga..
Sofja do të presë festat e Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri me dekorime të shkëlqyera në të gjitha zonat e qytetit. Theksi kryesor në transformimin e..
Në prag të festës së shenjtorit të saj, baza bullgare e Antarktidës “Shën Kliment Ohridski” hapi zyrtarisht dyert. Anëtarët e ekspeditës në..