“Më shkohet në det” - kështu titullohet kënga, të cilën Pllamen Bonevi dhe ShakaZuluOrchestra incizuan para pak kohe. Shumë e hareshme, e gëzuar dhe verore, me shumë optimizëm dhe jo në vend të fundit-e bërë në mënyrë profesionale, ajo tanimë po fiton popullaritet. Ja se çfarë tregon këngëtari pop për incizimin e tij të ri, si dhe për jetën e tij midis Londrës dhe Finlandës.
Mendoj se titulli thotë çdo gjë “Më shkohet në det”. Minko Llambov /lider i ShakaZuluOrchestra/ është autor i muzikës dhe i aranzhimit, teksti është i imi. Minko dhe kitaristi Angjell Demirev janë muzikantë të shkëlqyer, më pëlqen të punoj me ta. Aktualisht jetoj më shumë në Skandinavi, këndoj nëpër anijet, kurse pas pjesëmarrjes sime në “Zërin e Finlandës” gjithnjë e më shpesh kam angazhime dhe “nga toka”. Kjo garë qe një përjetim unikal. Mentori im qe Michael Monroe –muzikant i famshëm në stilin rok. Mund të shikoni videot në VMO, aty jam nën emrin Plamen De La Bona. Doja që të ndërtoj pamjen e një njeriu, i cili vjen nga një vend i ngrohtë, me shumë diell dhe njerëz të gëzuar e të hapur. Jam i kënaqur nga prezantimi im-arrita deri tek çerekfinalet, grumbullova përvojë, tani jam më i njohur për publikun aty. Përpara kësaj në Londër po kështu merresha më muzikë. Në fillim të mijëvjeçarit shkova aty bashkë me një pjesë nga grupi bullgar “Dialog”. Kaluan disa vjet derisa “gjetëm veten”. Atëherë aty nuk kishte dhe kaq bullgarë, por dhe vendi ynë nuk qe akoma në Bashkimin Evropian. Në kryeqytetin britanik përfundova mjeshtëri prej aktori dhe 8 vjet u fotografova aktivisht-role të vogla në filma të mëdhenj (si “Hari Potër”, “Xhejms Bond”) si dhe role të mëdha në filma të vegjël. Pata kënaqësinë të ekzekutoj me banda të njohura angleze, kurse në “Dialog” ekzekutonim bashkë me muzikantë anglez, vizituam mjaft skena evropiane –në Spanjë, në Itali, Rusi....
Gjatë viteve të fundit këngëtari pop gjithnjë e më shpesh krijon projekte për skenën muzikore vendase. Mes tyre është dueti i tij me Zhana Bergendorf TheyCan’tTouchUs. Pllamen tregoi po kështu dhe për vitet e tij të kaluara në Bullgari. Pavarësisht se ka lindur në qytetin Çirpan, ai rritet në qytetin Kërxhali. Aty disa vjet është solist në korin e shkollës, merr pjesë në rok bandë, kurse në moshën 15 vjeçe themelon grupin e vet të parë. Pas kësaj studion ekonomi në qytetin Plovdiv. Nuk e di se përse mësova pikërisht në këtë degë, por në qytet takova djemtë, me të cilët bëmë një grup-tregon ai. Në fillim të viteve 90 të shekullit të 20 ky grup zhvillon koncerte nëpër vend, fiton dekorata për interpretues të rinj. Pas kazermës Pllamen bashkohet ndaj grupit “Dialog”. Vite më vonë është dhe pjesëmarrja e tij e parë në një format të madh muzikor- X Factori anglez. Kjo është një farë përgatitjeje për prezantimin e suksesshëm në Finlandë.
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Për Plamen Bonev De La Bona, si interpretues dhe autor i muzikës, viti 2024 është plot dashuri. “Dua” titullohet kënga e tij e fundit, e cila i ka dhënë emrin edhe albumit të tij të fundit, ku janë mbledhur dhjetë këngë të tij. Këngëtari thotë se për këtë..
Pop akustik me rrënjë në folklorin bullgar - kjo është muzika me të cilën jemi mësuar të lidhim dyshen Dimitër dhe Hristo. Ata janë Dimitër Atanasov dhe Hristo Mlladenov dhe mezi presin të prezantojnë këngët e tyre të reja nga albumi i tyre i ri "I pathyer..
25 nëntori u shpall Dita Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës ndaj Grave me iniciativën e Kombeve të Bashkuara qysh në vitin 1999. Ideja është që qeveritë, organizatat ndërkombëtare dhe organizatat joqeveritare të përqendrojnë vëmendjen e shoqërisë në këtë..
Për Plamen Bonev De La Bona, si interpretues dhe autor i muzikës, viti 2024 është plot dashuri. “Dua” titullohet kënga e tij e fundit, e cila i ka dhënë..