Në luadhet e manastirit pranë vendit të shenjtë të Gigincit /një fshat që ndodhet buzë malit Cërna Gora, Bullgari Perëndimore/ për verë të dytë të radhës banuesit e Graovos organizojnë një festë, me të cilën tregojnë traditat, besimin, folklorin, zanatet, talentet dhe frymën e krahinës së vet. I ashtuquajturi Tubim Cërnagorasë do të zhvillohet nga data 12 deri më 14 korrik dhe në të priten miq nga i gjithë vendi.
Afro 30 mijë veta erdhën në tubimin e parë rreth manastirit të Gigincit “Sh. Kozma dhe Damjan” dhe jo më pak njerëz nga afër dhe nga larg tanimë nisen për rrugë, sepse sipas fjalëve të tyre, patriotizmi është i pavlefshëm.
Për 3 ditët kemi të deklaruar rreth 900 pjesëmarrës - tregon Ivanka Vasileva, eksperte e përgjithshme në degën “Kulturë” të Bashkisë së Pernikut. Do të kemi mysafirë nga disa prej ansambleve të mëdha-“Rodopa”, “Trakia”, Muzika Frymore e Berkovicës, këngëtarët popullorë Ivan Djakov, Rumjana Popova. Në skenën e hapur do të tingëllojnë dhe zërat e dashur të Graovos -Sorina Bogomillova, Valerija Momçillova, Borjana Vasileva, Dimitër Llukarski, Anna-Marija, Liljana Galevska, Sofija Ilieva, Eva dhe Iva Valentinovi, Antonio Simeonov, Gjeorgji Gjollski.
Mikpritësi i festës - Manastiri i Gigincit, po kështu do të propozojë një program të vet. Më përpara tubimi do të hapet me një lutje për shëndet dhe prosperitet dhe do të bekohet uji.
Do të kemi dhe një ligjëratë e cila do të zhvillohet në vetë manastirin-shton Ivanka Vasileva. Verën e kaluar ajo i qe kushtuar turizmit të pelegrinazhit, kurse sivjet tema do të jetë “Ushqimi i së ardhmes”. Në lidhje me këtë do të na vijë për vizitë dhe gjyshi Epifanij-mjeshtri më i mirë i kuzhinës në Malin e Shenjtë, i cili ka botuar libër rreth temës dhe do të paraqesë një mësim kulinar. Në vazhdim të 3 ditëve ai do të demonstrojë mjeshtëritë e tij të gatimit në Manastirin e Gigincit.
Përveç se do të shijojnë specialitetet e murgut të Malit të Shenjtë, vizituesit e tubimit do të mund të blejnë dhe produkte ekologjike nga prodhuesit e manastirit. Byrekët e njohur të kësaj krahine pa dyshim do të tërheqin me aromën dhe shijen e tyre vizitorët.
Kurse artizanatet do të prezantohen në pjesën e caktuar të zanateve, ku rrotën e poçarit do ta vërtisë mjeshtri Svetosllav Zheljazkov. Muzeu në fshatin Businci do të tregojë prodhime prej qeramike nga koleksioni i vet i pasur. Rindërtimi i një fshati të vjetër bullgar, ekspozita e racave të ndryshme të kafshëve bujqësore, demonstrimi i artit ushtarak tradicional bullgar “koresh” po kështu do të jenë mes surprizave në festë.
Traditat e Graovos kanë fituar medalje të shumta të arta në tubimin e krijimtarisë popullore në Koprivshtica - e vazhdon tregimin e saj Ivanka Vasileva. Vatra e kulturës në fshatin Vlladimir bashkë me një zonjë 83 vjeçe do të tregojnë zakonin “Marrja e kumbarit”-me një gjel të gjallë, me karrocë dhe dhurata. Shumë interesant është zakoni “Shpënia e nuses së re për ujë”, i cili do të rikrijohet nga vatra e kulturës në fshatin Jarxhillovci. Kemi po kështu traditën dasmore “Tregimi i dhuratave” të grupit nga fshati Peshtera, traditën “Dita e Ivanit” të ansamblit nga Klladnica me futjen në ujë të atyre të cilët e kanë emrin Ivan e kështu me radhë, “festën e çiftit të martuar prej një viti”, si dhe një parakalim mode me kostume të vjetra mbi njëqindvjeçare - litakët e njohur të Graovos. Në përgjithësi çdo një bashki do të vijë në tubimin e Cërnagorasë me grupet e veta më të mira.
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Fotografitë janë nga Tubimi i parë i Cërnagorasë: projekti “Rrënjat Bullgare” / @bulgarianroots
Nga sot deri më 30 gusht në bregun bullgar të Detit të Zi në Nesebër , Sllënçev Brjag dhe Sveti Vllas do të mbahet Kampionati i XIV Botëror Folklorik “World Folk 2024”. Fillimi është sonte në Amfiteatrin “Zhana Çimbuleva” në..
Këngët dhe vallet popullore mbledhin dashamirët e folklorit bullgar në edicionin e radhës të Festivalit të Kostumeve Popullore në Zheravna. Këtë vit aktiviteti do të zhvillohet nga 23 deri më 25 gusht. "Pasi visheni me kostumet popullore dhe..
Holandezja Esther Willems vazhdon të tërheqë njerëz nga qytete dhe kombësi të ndryshme në klubin e saj për vallet popullore bullgare, i krijuar në Hagë dhe i quajtur "Zora". Klubi u themelua në vitin 2017 dhe në të u regjistruan edhe atëherë 13..