“Partneriteti Lindor arriti rezultate të konsiderueshme, por ka edhe më shumë për të bërë. Bashkimi Evriopian duhet të ketë vizion për të ardhmen e Partneritetit pas 2020-ës”. Këtë e tha zëvendëskryeministrja dhe ministra e punëve të jashtme Ekaterina Zaharieva në Konferencën ndërkombëtare në Batumi të Gjeorgjisë, të kushtuar 10-vjetorit të nismës. Forumi mblodhi në Gjeorgji politikanë të lartë nga Bashkimi Evropian dhe Partneriteti Lindor, përfaqësues të biznesit, rretheve shkencore dhe sektorit joqeveritar. Ndër arritjet e Partneritetit Zaharieva nënvizoi Marrëveshjet e Asociimit, zonat e tregtisë së lirë me Gjeorgjinë, Moldavinë dhe Ukrainën dhe marrëveshjet me Armeninë dhe Azerbajxhanin. Shkëmbimi tregtar është rritur shumë gjatë viteve të fundit , tha Zaharieva. “Bashkimi Evropian është vendi më i mirë për të jetuar, por duhet të bëjmë më shumë dhe këtu me rëndësi të madhe është roli i njerëzve të rinj”.
Nënpresidentja Ilijana Jotova tha, se tekstet e ndryshuara në Kushtetutë u kthyen kundër krijuesve të tyre. Jotova komentoi para gazetarëve se “për shkak të këtyre ndryshimeve në Kushtetutë, sot nuk mund të zgjidhet kryetari i Kuvendit Popullor”...
Shtatëdhjetë e shtatë për qind e atyre që punojnë në arsimin e mesëm janë të gatshëm të protestojnë me kërkesën për rritjen e pagave në këtë sektor, sipas një sondazhi kombëtar nga Konfederata e Punës “Podkrepa”. Gjysma e të anketuarve kanë deklaruar..
Këshilli i Ministrave miratoi një projekt-marrëveshje donacioni midis Organizatës Botërore të Shëndetësisë dhe Bullgarisë për dhënien e një kontributi vullnetar për të mbështetur aktivitetet e organizatës në Rripin e Gazës me shumën prej 100 mijë euro...
Përpjekja e pestë radhazi e deputetëve për të zgjedhur një kryetar të Kuvendit Popullor nuk solli rezultat. Në votim u vunë katër kandidatë - Natalija..
Në datat 22 dhe 23 nëntor, Kisha Ortodokse Bullgare do të kremtojë solemnisht njëqindvjetorin e shenjtërimit të Tempullit-Monument “Shën Aleksandër..
Gjykata Kushtetuese hapi një procedurë me kërkesën e presidentit Rumen Radev për shpalljen jokushtetuese të ndryshimeve në ligjin bazë të miratuara nga..