Në qytetin Burgas pranë Detit të Zi në ndërtesën e Teatrit Operistik Shtetëror hapi dyert ekspozita “Tutankhamun – një histori e papërfunduar dashurie”. Ajo tregon varrin e faraonit egjiptian Tutankhamun dhe prezanton për herë të parë tek ne thesaret dhe sarkofagun me mumien e sundimtarit. Ekspozita do të mbetet në Burgas deri në fund të shtatorit.
Më shumë se 100 eksponate prezantojnë me saktësi maksimale varrin e faraonit, të njohur në histori si “fëmija – mbret” . Sendet janë renditur në disa grupe tematike – “Paradhoma”, ose “Dhoma e pushtetit dhe fuqisë”, “Froni i artë” – i njohur dhe si “Kryevepra e dhomës”, “Salla e varrimit”, “Thesari” dhe “Altari i praruar”.
Eksponatet e prezantuara janë kopje të sendeve autentike. Koleksioni është prezantuar në vende në të gjithë botën, por tek ne vjen për herë të parë me ndihmën e Bashkisë së qytetit Burgas.
Foto:BTA
Modë që nuk vishet, por të frymëzon. Fustane të bukura, por jo prej dantelle apo mëndafshi, por prej metali. Skulpturat e krijuesit Zivko Sedlarski janë në pronësi të muzeve, galerive dhe koleksioneve private në 3 kontinente, duke i dhënë atij..
Në Varna hapet Festivali i 42-të i Filmit Artistik Bullgar "Trëndafili i Artë". Në programin konkurrues do të konkurrojnë 15 filma artistikë, 20 filma të shkurtër dhe 5 filma me seri. Hapja është mbrëmjen e 19 shtatorit në Qendrën e Festivalit dhe..
Kultura bullgare dhe traditat vendase, të cilat deri vonë dukeshin ekzotike për pjesën tjetër të botës, gradualisht po bëhen pjesë e kulturës botërore të shekullit të 21-të. Pasi ljutenica jonë dhe byreku ynë tradicional u përkufizuan si një..