Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

"Consequences" - albumi i dytë i Milen Kukosharov dhe Veselin Veselinov-Eko

Foto: arkiv personal

Kaluan 2 vjet nga dalja e albumit të parë solo, të krijuar nga dy muzikantët tanë të xhazit-Milen Kukosharov (piano) dhe Veselin Veselinov-Eko (bas). I titulluar "ImproviSatie", ai i kushtohet Erik Satit. Muzikantët prezantuan një pjesë nga krijimtaria e avangardës franceze me një "lexim" të ri e të ndryshëm, të thyer përmes prizmës së tyre të xhazit.

Kërkimi i horizontëve të rinj muzikor lind idenë që Milen dhe Eko të mblidhen në duetin Das Weltschmerz Duett. Emrin e propozon Veselin Veselinov – Eko. Weltschmerz do të thotë “një dhimbje botërore” ose “vuajtje e dhimbshme” , lidhet me ndjenjën e një melankolie të dhimbshme, të cilën njeriu e provon për shkak të mospërsosjes personale, të kuptuar si një pjesë nga mospërsosmëria e botës. “Mjerimi universal” është prekur gjerësisht në krijimtarinë e një sërë poetëve dhe shkrimtarëve evropianë nga fundi i shekullit të 18 dhe e treta e parë e shekullit të 19-Xhorxh Bajron, Xhakomo Leopardi, Fransoa Rene djo Shatobrian , Allfred djo Myse. Intelektualët e asaj kohe vështirë kanë pranuar ndryshimet jetike dhe e kanë gjetur jetesën, qenien si të pakuptimtë. Përmes krijimtarisë së tyre Milen dhe Eko i kundërvihet këtij vizioni. Çdo një nga dy instrumentistët kanë një përvojë shumëvjeçare si improvizues të xhazit dhe si kompozitorë dhe bërës të aranzhimeve. Simbioza midis të gjitha këtyre çon dhe deri në albumin tjetër, i cili është bërë fakt përpara ditëve të numëruara. Ai është me më shumë këngë prej autori të dy muzikantëve dhe mban emrin "Consequences". Producenti tjetër është Mario Krëstev. Më shumë do të kuptojmë nga Milen Kukosharovi:

Në kohën pas albumit të parë mjaft gjëra tek ne u zhvilluan thjesht në mënyrë muzikore. Vazhduam me kërkimin dhe eksperimentimin në improvizim  si mbi muzikën e Erik Satit, ashtu dhe mbi kompozitorë të tjerë. Prandaj e quajtëm dhe “Pasojat", me fjalë të tjera albumi është si një pasojë e rritjes sonë muzikore. Shumë mirë u përshtatëm me Ekon dhe sa i përket mendimit tonë personal të improvizimit. Kështu me kalimin e kohës fituam një guxim më të madh, që të mund të bëjmë diçka të ndryshme. Kjo u bë në mënyra të tjera të ndryshme, të cilat tanimë na u sqaruan dhe i propozuam në këtë album. Me të vërtetë na duhej mjaft kohë, derisa të arrijmë deri tek momenti i tanishëm, në të cilin tanimë ndihemi në mënyrë komforte që të dy në studio. Por, mendoj se ka akoma shumë rrugë për të kaluar që këtu e tutje. Jemi shumë të zënë me formacione dhe projekte anësore. Prandaj ky album u formua shumë lehtë-sa i përket kryerjes, por vështirë për organizim. Por, përdorëm inercinë - që nga albumi yonë i parë kishim incizime dhe për albumin e dytë. Kështu që rrota u vërtit shumë shpejt. Në "Consequences" përfshimë përsëri pijesë të Erik Sati, sepse disa njerëz të cilët e njohin albumin tonë të parë, do të presin përsëri muzikë të tij. Por, këtu pjesat janë mjaft më të ndryshme nga ato të përfshira në diskun e parë. Projekti i ri përmban 6 kompozicione prej autori - katër të mijat dhe dy të Ekos. Përveç kësaj kemi bërë interpretime dhe të një skenë nate nga Rahmaninovi. Albumi fillon me Tango, e cila mban emrin e duetit dhe është e shkruar nga Ekoja.

Milen Kukosharov që prej disa vjetëve kompozon muzikë në mënyrë aktive dhe për teatër. Aty gjen një lloj tjetër lirie, e cila e pasuron si muzikant. Pijesa e fundit nga albumi Consequences-Shoresofthesky është dëshmi për këtë.

Promovimi i albumit pritet gjatë muajit shtator, në Festat e arteve “Apollonia” në qytetin Sozopoll. Ka ide që të prezantohet dhe gjatë periudhës së vjeshtës në Berlin dhe Vjenë.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Drejtori i Përgjithshëm i BNR Milen Mitev ia dorëzoi çmimin Sonja Jonçevës

Sonja Jonçeva mori çmimin e BNR "Muzikanti i Vitit"

Këngëtarja e operës Sonja Jonçeva mori çmimin "Muzikanti i Vitit" të Radios Kombëtare Bullgare (BNR). Ajo u zgjodh nga dëgjuesit në aketimin kombëtar të organizuar nga programi për muzikë klasike “Allegro vivace” të programit “Horizont”. Drejtori i..

botuar më 24-12-02 6.34.MD

"Së bashku" në një duet të papritur

Dy interpretues nga gjenerata të ndryshme bashkohen në një duet të papritur - Orlin Goranov i jep dorën këngëtares së re Paola në këngën e tyre të përbashkët "Së bashku". Edhe pse ka ndryshim në eksperiencën e grumbulluar, zërat e të dyve..

botuar më 24-12-02 8.10.PD

"Dera e kyçur" – vepra më e re e këngëtarit Todor Gaxhallov

Këngëtari i ri Todor Gaxhallov prezantoi këngën e tij të re prej autori "Dera e kyçur". Autori u frymëzua nga lufta e secilit person me pengesat dhe sfidat e veta. "Kjo është një histori për rrugën e ngjitjes - e vështirë, por plot shpresë...

botuar më 24-11-29 8.35.PD