Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Komisioni Evropian pohon parashikimet për rritjen e ekonomisë së Bullgarisë prej 3,3%

Foto: arkiv

Komisioni Evropian pohoi prognozën për rritjen e ekonomisë bullgare 3,3% për vitin 2019 dhe 3,4% gjatë vitit 2020. Për shkak të faktorëve të jashtëm negativë pritet një vonim i ritmeve  të rritjes gjatë gjysmës së dytë të vitit. Tendencat pozitive në të ardhurat e disponueshme do të ndihmojnë për ruajtjen e dinamikës së konsumit privat. Fitimet e qëndrueshme, kushtet e përshtatshme financiare dhe pritjet optimiste për ekonominë vendase do t'i stimulojnë investimet. Rritja e besimit të konsumatorëve mund të inkurajojë shpenzimet private, thuhet në prognozat . Gjatë 5 muajve të parë të vitit 2019 inflacioni është në rritje për shkak të çmimeve më të larta të lëndëve djegëse dhe shtrenjtimit të ushqimeve dhe do të rritet akoma pas rritjes së çmimit të korrentit, vë në dukje raporti. Pritet se norma e inflacionit do të ulet deri më 2,4% gjatë vitit 2019 dhe deri më 1,7% gjatë vitit 2020.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

"Takoni kukullat" në Teatrin e të rinjve më 22 mars

Teatri i të rinjve të Sofjes "Nikollaj Binev" fton fëmijët të njihen nga afër me kukullat e tyre të preferuara. Aktiviteti organizohet me rastin e Ditës Botërore të Teatrit të Kukullave, të cilën e festojmë më 21 Mars. Qëllimi është që publiku t'i..

botuar më 25-03-22 6.10.PD

Parashikimi i motit për fundjavën

Të shtunën temperaturat minimale do të jenë nga minus 2 deri në 3°. Në Sofje do të jetë rreth 0°. Gjatë ditës do të mbajë mot me diell me vranësira të shpërndara të larta, kryesisht mesatare, të konsiderueshme dhe të larta mbi Bullgarinë Veriore..

botuar më 25-03-21 7.40.MD

Ministri i bujqësisë premtoi mbrojtjen e bujqve

"Ne mbrojmë prodhuesit bujqësorë dhe interesin publik. Në hartimin e projektligjit jemi udhëhequr vetëm nga ky qëllim." Këtë e bëri të ditur ministri i bujqësisë dhe ushqimit, Georgi Tahov, në një takim me përfaqësues të zinxhirëve të shitjes me..

botuar më 25-03-21 6.09.MD