Komisioni Evropian pohoi prognozën për rritjen e ekonomisë bullgare 3,3% për vitin 2019 dhe 3,4% gjatë vitit 2020. Për shkak të faktorëve të jashtëm negativë pritet një vonim i ritmeve të rritjes gjatë gjysmës së dytë të vitit. Tendencat pozitive në të ardhurat e disponueshme do të ndihmojnë për ruajtjen e dinamikës së konsumit privat. Fitimet e qëndrueshme, kushtet e përshtatshme financiare dhe pritjet optimiste për ekonominë vendase do t'i stimulojnë investimet. Rritja e besimit të konsumatorëve mund të inkurajojë shpenzimet private, thuhet në prognozat . Gjatë 5 muajve të parë të vitit 2019 inflacioni është në rritje për shkak të çmimeve më të larta të lëndëve djegëse dhe shtrenjtimit të ushqimeve dhe do të rritet akoma pas rritjes së çmimit të korrentit, vë në dukje raporti. Pritet se norma e inflacionit do të ulet deri më 2,4% gjatë vitit 2019 dhe deri më 1,7% gjatë vitit 2020.
Bashkëkryetari i grupit parlamentar të “BSP-E majta e bashkuar” Atanas Zafirov shprehu shpresën se vendi ynë javën e ardhshme do të ketë një kabinet të rregullt. “Sot dhe nesër janë ditë të rëndësishme, shpresoj që përfundimisht të zgjidhet kjo nyjë”, tha..
Nuk kam bërë asnjë krim, ky është sulm politik, tha bashkëkryetari i “Po e vazhdojmë ndryshimin” (PP) Kirill Petkov, para se të hyjë në prokurori. Para prokurorisë u mblodhën mbështetës të PP-së dhe deputetë të cilët duartrokitën Petkovin...
Rreth 140 milionë leva janë investuar vitin e kaluar në përmirësimin e infrastrukturës së bazave ushtarake, bëri të ditur ministri në detyrë i mbrojtjes Atanas Zaprjanov. Ministria e Mbrojtjes ka dhënë 40 leje për ndërtimin e godinave të reja apo për..
Viti i kaluar 2024 ishte viti më i ngrohtë për Bullgarinë që nga viti 1930. Këtë e tregojnë analizat e Institutit Kombëtar të Meteorologjisë dhe..