Gjithmonë kam pëlqyer të punoj në drejtime të ndryshme, por tani për herë të parë bëj një album solo me “muzikë të incizuar” - thotë Mario Stançev, duke prezantuar albumin e tij të ri "Musica sin fin" (“Muzikë pa fund”), i njohur akoma si pianist i xhazit, kompozitor dhe themelues i departamentit të xhazit të konservatorit në Lion. Ai ka lindur në Sofje, në familjen e një pianisti bullgar dhe të një këngëtareje franceze. Merr një arsim klasik muzikor në Shkollën Muzikore Kombëtare dhe më pas në Akademinë Muzikore Kombëtare kurse pas kësaj punon me xhaz-muzikantë të njohur bullgarë si dhe formacione bullgare. Që nga fillimi i viteve 80 të shekullit të XX jeton në Francë. Në skenë ka partneritet me emra si, Ron Carter, Daniel Humair, Adam Nussbaum, Riccardo Del Fra, Steve Swallow, John Scofield, Michael Brecker, André Ceccarelli, Laurent Blumenthal, Louis Sclavis, Toots Thielemans, Lionel Martin e të tjerë. Mes muzikantëve bullgarë , me të cilët bën projekte të përbashkëta gjatë viteve të fundit janë Hristo Jocov, Stojan Jankullov, Dimitër Karamfillov...Albumi Musica sin fin është i incizuar gjatë prillit të vitit 2018 dhe përfshin përgjithësisht 12 pijesa. Në to ndihet në mënyrë të ndjeshme “Fryma e xhazit”, pavarësisht se mjetet shprehëse janë të ndryshme.
Gjithnjë e më shpesh më thonë se jam më autentik kur ekzekutoj solo-tregon muzikanti i njohur. Mirë se kam shokë të cilët më frymëzojnë dhe më japin besim dhe kurajë në këtë, të cilën e bëj dhe filloj të pranoj se kam anë të ndryshme në muzikën time. Njerëzit pëlqejnë shumë të venë etiketa-në qoftë se ekzekuton xhaz, të jetë xhaz. Kurse unë punoj në drejtime të ndryshme. Dikur kjo më pengonte, por ky jam unë dhe e mbroj. Për herë të parë ekzekutoj muzikë, e cila është e kompozuar. Mund të them se, vetëm një pjesë e vogël është improvizim. Këto janë pijesa me humor të ndryshëm, disa i kam hedhur përpara ca kohe, kurse të tjerat i kam shkruar me porosi. Një poet shkroi tekstet në bazë të fotove nga fillimi i shekullit të 20-vitet ushtarake, por tekstet janë me një farë doze humori. Projektin e krijojë një linguist i njohur francez.
Më 6 nëntor në sallën "Bullgaria" në kryeqytetin e Sofjes publiku bullgar do të ketë mundësinë të shijojë vepra pak të njohura të interpretuara nga muzikantë të shquar. Variacione mbi një temë nga Frank Bridge, op. 10 – një vepër e hershme e Benjamin..
Një nga këngët më të bukura të përjetshme të Bullgarisë është "Perëndo, perëndo, o diell i ndritshëm". Besohet se ekziston si një melodi për të paktën pesë shekuj. Në vendin tonë kënga ka popullaritet me një tekst që mund të gjendet në përmbledhjen e..
Plovdiv Jazz Fest feston këtë vit ditëlindjen e tij të dhjetë me një program, verën dhe vjeshtën, ku marrin pjesë disa nga emrat më të mëdhenj të botës së xhazit. Edicioni i vjeshtës do të mbahet në qytetin e dytë më të madh në Bullgari - Plovdiv,..
Dy interpretues nga gjenerata të ndryshme bashkohen në një duet të papritur - Orlin Goranov i jep dorën këngëtares së re Paola në këngën e tyre të..
Këngëtarja e operës Sonja Jonçeva mori çmimin "Muzikanti i Vitit" të Radios Kombëtare Bullgare (BNR). Ajo u zgjodh nga dëgjuesit në aketimin kombëtar të..