Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Kryeministri Borisov pret bashkëpunim të mirë me qeveritarët e rinj të Greqisë

Kiriakos Mitsotakis
Foto: BGNES

Në një bisedë telefonike me liderin e Demokracisë së Re Kiriakos Mitsotakis, kryeministri Bojko Borisov e përshëndeti për fitoren e partisë së tij në zgjedhjet e fundit në Greqi, të cilat u zhvilluan të dielën. Duke vlerësuar lartë marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë me Greqinë, Borisovi deklaroi se është i bindur se perspektivat për zhvillimin e bashkëpunimit ndërmjet të dy vendeve janë të shkëlqyera – në kontekstin regjional dhe atë evropian. Ndër temat e diskutuara ishin: puna për avancimin evropian të Bullgarisë dhe Greqisë, korridoret regjionale të transportit, projektet e infrastrukturës etj. 




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Presidenti Rumen Radev: Përdorimi i drogës nga të rinjtë rrezikon kombin tonë

Presidenti Rumen Radev ka thirrur sot mbledhjen e Këshillit Konsultativ për Sigurinë Kombëtare, kushtuar rreziqeve dhe kërcënimeve për sigurinë kombëtare nga përhapja e lëndëve narkotike dhe dehëse tek brezi i ri dhe keqpërdorimi i tyre...

botuar më 25-02-18 6.03.MD

Partia “Vëzrazhdane” organizon një protestë kundër hyrjes së Bullgarisë në eurozonë

Partia “Vëzrazhdane” organizon një protestë më 22 shkurt para Bankës Kombëtare Bullgare kundër hyrjes së vendit tonë në eurozonë dhe për ruajtjen e monedhës bullgare – lev. Partitë e tjera dhe organizatat e shoqërisë civile pritet të bashkohen...

botuar më 25-02-18 4.37.MD
Atanas Zafirov

Këshilli i Ministrave nuk ka diskutuar pjesëmarrjen bullgare në forcat paqeruajtëse në Ukrainë

Këshilli i Ministrave nuk ka diskutuar hipotezën e pjesëmarrjes së mundshme të Bullgarisë me forcat paqeruajtëse në Ukrainë. Kështu ka deklaruar për media zëvendëskryeministri dhe kryetari i Partisë Socialiste Bullgare (BSP), Atanas Zafirov...

botuar më 25-02-18 2.35.MD