Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Mjeshtërit prezantojnë zanatet e tyre artistike në ditën e Shën Petros në Sofje

Foto: BGNES

Shkathtësi, vullnet, fluturim i imagjinatës dhe dije të shumta për vetitë e materialeve, janë cilësitë kryesore, të cilat e dallojnë mjeshtrin e mirë - zanatçi. Vënia në praktikë e zanateve është mes veprimtarive më të vjetra njerëzore, të ruajtura deri më sot si një shprehje e synimit njerëzor drejt bukurisë dhe krijimtarisë. Zanatet janë një pjesë e pandarë nga trashëgimia jonë kulturore, diçka më tepër - përmes tyre gjallërohen traditat, të mbetura nga e kaluara. Në kohën e sotme të procesit të stuhishëm teknologjik, kemi nevojë të afrohemi deri tek dijet. Përmes tyre njeriu mund të përballojë stresin e ditëve të përditshme dhe të ndihet krijues i një gjëje unikale. Me këtë mesazh Dhoma Rajonale e Artizanatit-në Sofje nisi një iniciativë nën titullin “Hapat e parë në zanat”. Fillimin e vunë më 29 qershor, ku sipas traditës bullgarët festojnë ditën e Shën Petros. Kjo ditë është festa profesionale e të gjithë artizanëve.

Çdo një banues dhe mik i kryeqytetit, i cili do që të shikojë sesi bëhen prodhime prej qeramike me ndihmën e rrotës së poçarit, si punohen plastika dekorative prej një mjeshtrit bakërpunues, mund të vizitojë shëtitoren përpara hyrjes së muzeut Regjional Historik-Sofje (sheshi “Banski” numër 1”). Aty të rriturit dhe të vegjlit do të kenë mundësi bile vet të përfshihen në ndonjë praktikë.

Foto: Dhoma Rajonale e Artizanatit-në Sofje

“Përmes zanateve ruajmë identitetin tonë bullgar” – thotë Maria Nikollova nga dhoma rajonale e artizanaleve në Sofje. Ato janë një pjesë e rëndësishme nga trashëgimia jo materiale kulturore, e cila duhet të ruhet dhe të popullarizohet.

Ideja jonë është të vëmë punishte të zanateve, në të cilat të prezantojmë si zanatet tradicionale artistike, kështu dhe zanate, të cilat me sukses rinohen në kontekstin e modernizmit. Çdo një vizitues i Muzeut Regjional Historik dhe i festës sonë do të ketë mundësinë të përfshihet në punimin e produktit të zanatit. Do të marrin pjesë mjeshtër nga fusha e punimit të bakrit, të punimit të poçeve prej balte, të punimit të drurit, të punimit të sendeve të ndryshme prej lëkure. Posaçërisht kemi ftuar një zanatçi, i cili do të tregojë sesi punohet dantella tradicionale për qytetin Kallofer, e ashtuquajtura “dantellë bullgare e Brukselit”. Demonstratat me rrotën e poçarit janë atraksioni kryesor në ekspozitën e zanatçinjve. Kurse një mjeshtër i punimit të bakrit do të tregojë sesi punohen bizhuteri prej bakri. Kjo po kështu është kureshtare për t'u parë, sepse nuk është një paraqitje e rëndomtë. Mes aksentëve në program është demonstrimi dhe degustimi i gjellës festive tradicionale për ditën e Shën Petros “Burrë i bardhë”. Ajo përgatitet mbi bazën e produkteve të qumështit dhe është karakteristike për rajonin e malit Stara Pllanina në Bullgari. Do të tregojmë gdhendje mbi lëkurë – një zanat mjaft i lashtë, i cili pothuajse është zhdukur tek ne. Shpresojmë të dëfrejmë dhe të festojmë ditën e Shën Petros bashkë me të gjithë adhuruesit e artit kulturor, të pasqyruar përmes zanateve. Ideja jonë është të popullarizojmë aktivisht zanatet, që të mundet punishtja e artizanaleve të imponohet dhe në tribunën e Sofjes”.

Dhe sot shumë prindër i regjistrojnë fëmijët e vet të mësojnë zanat tek ndonjë mjeshtër me përvojë, kurse në qytetet e ndryshme ka dhoma të ndryshme të zanateve, të cilat organizojnë demonstrata të ngjashme dhe ekspozita. Aty secili mund të marrë informatë “nga burimi”. Kjo e ringjall interesin ndaj zanateve dhe jep akoma kuptim në ditët tona të përditshme.

“Njeriu ndien qetësi dhe kënaqësi shpirtërore prej diçkaje të cilën e ka punuar me punë të vet. Në fakt, zanati është i përshtatshëm për njerëz të cilët janë me shpirt të lirë dhe të pavarur. Mënyra, në bazë të së cilës mjeshtri i prezanton prodhimet e veta, tregon forcën e personalitetit të tij dhe të vështrimit të tij origjinal ndaj botës. Kështu që zanati është art dhe nuk është thjesht një formë e shfaqjes së secilit prej nesh. Misioni i Dhomës Kombëtare të Artizanatit është të bashkojë përpjekjet e dhomave regjionale dhe kështu të ruhet dhe të popullarizohet e gjithë larmia e zanateve.”

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Antarktida është motori i ndryshimeve klimatike

Ambasada e Francës dhe Instituti Francez i Kulturës mblodhën së bashku shkencëtarët për të prezantuar eksperiencën e tyre mbi sfidat shkencore në Antarktidë dhe luftën kundër ndryshimeve klimatike. Partnerë të aktivitetit ishin Instituti Polar Francez..

botuar më 24-11-07 7.30.PD

WWF - Bullgaria nis fushatën e donacioneve "Abonohu për natyrën"

Organizata për mbrojtjen e natyrës WWF - Bullgaria nis fushatën "Abonohu ​​për natyrën". Zhdukja e kafshëve të egra është një film me seri në të cilin ne luajmë rolin kryesor. Në më pak se një jetë njerëzore, 73% e vertebrorëve kanë humbur në natyrë...

botuar më 24-11-06 11.43.PD

Bullgarët e vetëshpallur në Maqedoninë e Veriut janë shumë më tepër se ata të regjistruar

Shpesh thuhet me ironi se njerëzit në Maqedoninë e Veriut marrin nënshtetësinë bullgare vetëm për qëllime egoiste. Prandaj, në regjistrimin e fundit zyrtar në shtetin fqinj u regjistruan vetëm 3504. Demografi Doc. Spas Tashev është i bindur se ky nuk..

botuar më 24-11-05 7.05.PD