Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Dita e Shën Petros - një festë e dashur verore në Bullgari

Foto: arkiv

Sot bullgarët e krishterë  festojnë ditën e apostujve Petro dhe Pavli, të quajtur nga populli Dita e Shën Petros. Të ndryshëm për nga karakteri dhe fati, të dy janë mes krijuesve më të mëdhenj të një qytetërimi të ri në bazë të besimit të krishterë. Petroja ka qenë një peshkatar i zakonshëm nga Galilea, një nga të parët të cilët Jezusi tërheq si dishepull i tij. Pavli është nga një fis më i dalluar. Në fillim fare bile ka qenë armik i krishterimit, por transformohet, pas takimit të tij me Jezusin rrugës duke shkuar në Damask. Që të dy vdesin gjatë persekutimeve të para kundër të krishterëve gjatë kohës së Perandorit Neron (64-68).“Këta të dy qenë një, pavarësisht se martirizimi i tyre është në ditë të ndryshme”, shkruan Shën Augusti.

Festa është shumë e njohur mes popullsisë bullgare. Ajo simbolizon rritjen e madhe të natyrës dhe jetën në fillim të verës së vërtetë, e cila tek ne zakonisht fillon në fund të muajit qershor. Dita e Shën Petros shpesh përkon me ditën e korrjes, prandaj është festë, në të cilën kanuni ortodoks lejon të punohet gjysmë dite. Sipas traditës, bullgarët e përfytyrojnë Shën Petron si një plak shpirtmirë, i cili mban në duar kyçet e portave të Parajsës dhe lejon hyrjen atje  vetëm të "shpirtrave të pastra". Në besimet popullore Shën Pavli merr pjesë si një njeri më harbut dhe i egër. Në të kaluarën në disa krahina të Bullgarisë Lindore festa ka vazhduar dhe në ditën tjetër dhe është quajtur Pavlovden (Dita e Pavlit). Në këtë ditë nuk kanë ndezur zjarr, që të zbusin plakun e rreptë, të mos u dërgojë zjarre. Kjo, kuptohet është shumë larg nga konceptet e krishterimit ortodoks për Shën Pavlin. Thjesht një zakon pagan i lidhur me shpresën se zjarri nuk do të djegë rendimentin e grurit.

Dashuria e popullit ndaj ditës së Shën Petros duket dhe nga traditat e shumta të lidhura me qerasjet. Më shpesh përgatitet gjellë me zogun e parë të lindur gjatë vitit, më mirë është po të jetë gjel i ri. Nganjëherë dreka është një kurban i përbashkët rreth fushave për shëndet dhe bereqet. Në krahina të veçanta malore dita e Shën Petros  nderohet dhe si dita e barinjve – atëherë pronarët shkojnë tek kopetë, që të provojnë djathin e parë për vitin. Në këtë ditë në kishë shpien për uratë dhe mollët e para të pjekura të quajtura “petrovki”. Sot zyrtarisht është dhe dita e zanateve dhe festa e shumë qyteteve bullgare – Bellogradçik, Etropole, Ljaskovec, Pavlikeni, Svogje e të tjera.



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Për 5 ditë Stara Zagora bëhet kryeqyteti i birrës

Përjetime të paharrueshme me birrën e freskët, kokteje të birrës alkoolike dhe joalkoolike të zhvilluara posaçërisht, hite të preferuara bullgare dhe të huaja të hip-hop dhe rok, folklor bullgar dhe meze të shijshme premtojnë nga Komuna e qytetit..

botuar më 24-09-04 5.25.PD

Qyteti Maxharovo në Rodope pret Festivalin e Shkabës

Lojëra, shfaqje filmash, vëzhgim zogjsh dhe koncerte në ajër të hapur janë vetëm disa nga ngjarjet në kuadër të Edicionit të Shtatë të Festivalit të Shkabës, i cili do të mbahet nga 6 deri më 8 shtator në qytetin e Maxharovos. Festa do të shënojë..

botuar më 24-09-01 9.15.PD

Katedralja Patriarkale “Shën Aleksandër Nevski” po kremton festën e saj verore

Shenjtëria e tij, Patriarku bullgar dhe Mitropoliti i Sofjes Daniil, kryesoi Liturgjinë e Shenjtë festive, së bashku me peshkopin Pahomi të Branicës, Peshkopin Gerasim të Mellnikut dhe priftërinjtë e Kishës Ortodokse Bullgare. Shërbesa solemne..

botuar më 24-08-30 12.43.MD