Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Neno Dimov kontrolloi punën e lidhur me restaurimin e Stepave Ponto-Sarmate afër Detit të Zi

Foto: BGNES

Ministri i mjedisit Neno Dimov kontrolloi veprimet e para të lidhura me projektin pilot të Bashkisë Kavarna pranë Detit të Zi për restaurimin e Stepave Ponto-Sarmate. Projekti është i parë jo vetëm për Bullgarinë, por për tërë Evropën. Për realizimin e tij Ministria e Mjedisit ka siguruar 100 mijë euro. Restaurimi i stepave është pjesë e masave, të cilat Bullgaria duhet t’i marrë në lidhje me një çështje penale kundër saj për shkak të prishjes së habiteteve natyrore të Stepave Ponto-Sarmate, të cilat ndodhen në kuadrin e rrjetit ekologjik “Natura 2000”.

Procedura penale ishte filluar për shkak të projekteve të mëdha për turbina të erës dhe për ndërtim, të cilat do të asgjësonin habitatet e shumë shpendëve të rrallë dhe të kërcënuar.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Parashikimi i motit për 28 nëntorin 2024

Moti do të jetë i kthjellët gjatë natës . Era do të pushojë në shumicën e zonave. Pas mesnate përgjatë lumit Danubi, vende-vende në lugina, lumenj dhe përgjatë bregdetit të Detit të Zi do të formohet mjegull dhe do të ketë ulje të dukshmërisë..

botuar më 24-11-27 7.35.MD

Parlamenti Evropian mbështeti përbërjen e Komisionit të ri Evropian

Eurodeputetët mbështetën përbërjen e Komisionit të ri Evropian. Ajo mund të marrë detyrën nga 1 dhjetori. Komisionere evropiane nga Bullgaria është Ekaterina Zaharieva me departamentin “Startups, Kërkime dhe Inovacione”. Votimi u krye me..

botuar më 24-11-27 5.09.MD

Bullgaria është në rrugën midis Lindjes dhe Perëndimit

Presidenti Rumen Radev në hapjen e forumit të biznesit në qytetin Hoshimin theksoi se Bullgaria mund të ofrojë një gamë të gjerë mundësish për zhvillimin e bashkëpunimit me përfitim të ndërsjellë. Sipas presidentit Radev, Vietnami nuk është vetëm një..

botuar më 24-11-27 2.08.MD