Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

250 vende të reja pune hap një firmë për prodhim të sistemeve klimatike në Bozhurishte

Foto: industryinfo.bg

Furnizuesi për një nga kompanitë më të mëdha të automobilave Behr-Hella Thermocontrol investoi 16.2 milionë euro /31,6 milionë leva/ për zgjerimin e uzinës së vet në Bullgari, e cila gjendet në zonën ekonomike të lagjes Bozhurishte të kryeqytetit. Në këtë mënyrë prodhimi në uzinë mund të dyfishohet. Me krijimin e 250 vendeve të reja të punës, numri i punëtorëve të kompanisë në Bullgari do të tejkalojë 700 veta. Pas zgjerimit të uzinës, ajo do të mund të prodhojë nga 150 000 pajisje në javë dhe mbi 7 milionë për vit. Bashkë me bazën prodhuese në Bozhurishte, gjatë vitit 2015 kompania gjithashtu hapi dhe një qendër zhvillimi për prodhim e sistemeve klimatike për automjete, kurse mes klientëve bazë janë Audi, BMW, Bentley, Daimler, Ford, Renault, Volvo e të tjera.



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Mungesa e drejtimit dhe prioriteteve të qarta politike fuqizon administratën

"Punonjës në administratë nuk janë fjalë të pista" – me një slogan të tillë në fillim të muajit prill, punonjësit e shtetit protestuan nën dritaret e qeverisë. Shkak kanë qenë pagat e ulta të punonjësve në administratën shtetërore krahasuar me pagën..

botuar më 24-07-11 7.30.PD

Papunësia në Bullgari u ul në 4.4%, në BE - në 6.4%

Norma e papunësisë në eurozonë në maj u stabilizua për të dytin muaj radhazi në një nivel rekord të ulët që nga viti 1998 prej 6.4%. Në Bullgari papunësia u ul në 4.4% në maj nga 4.5% në prill. Papunësia e të rinjve (për personat nën moshën 25 vjeç)..

botuar më 24-07-02 5.39.MD
Godina e BNB-së

BNB njoftoi ulje të re të normës kryesore të interesit

Banka Kombëtare Bullgare (BNB) njoftoi se do të ulë normën kryesore të interesit në 3.63 për qind nga 1 korriku. Në maj dhe qershor, norma e interesit ishte 3.78%. Bullgaria është në një bord valutor dhe vlera e levit bullgar është e fiksuar ndaj..

botuar më 24-07-01 9.27.PD