Në një intervistë televizive kryetarja e Partisë Socialiste Bullgare (BSP) Kornelija Ninova shpjegoi se të dielën në kongresin e jashtëzakonshëm të partisë e ka tërhequr dorëheqjen e saj të shpallur publikisht pak më herët, sepse e kanë bindur ta bëjë këtë. Sipas Ninovës dorëheqja është një gjë morale dhe logjike pas rezultateve të pakënaqshme për partinë e saj gjatë Zgjedhjeve Evropiane. Por situata e krijuar pas shpalljes së dorëheqjes ka qenë arsyeja për ndryshimin e vendimit. Në vend të parë sepse ka filluar tregtia për Partinë Socialiste Bullgare – grupe të ndryshme biznesmenësh kanë filluar të bëjnë plane për kandidatura të përshtatshme për udhëheqës të ri, i cili do t’i mbrojë interesat e tyre. Arsyeja e dytë sipas Ninovës është perspektiva e pafavorshme për rënie të konsiderueshme të mbështetjes së Partisë Socialsite Bullgare para zgjedhjeve lokale gjatë vjeshtës. Kështu, duke qenë përpara dilemës ta dorëzojë partinë në duart e interesave korporatave, apo të harrojë egon e saj, Ninova e ka parapëlqyer variantin e dytë.
Presidenti Rumen Radev ka thirrur sot mbledhjen e Këshillit Konsultativ për Sigurinë Kombëtare, kushtuar rreziqeve dhe kërcënimeve për sigurinë kombëtare nga përhapja e lëndëve narkotike dhe dehëse tek brezi i ri dhe keqpërdorimi i tyre...
Partia “Vëzrazhdane” organizon një protestë më 22 shkurt para Bankës Kombëtare Bullgare kundër hyrjes së vendit tonë në eurozonë dhe për ruajtjen e monedhës bullgare – lev. Partitë e tjera dhe organizatat e shoqërisë civile pritet të bashkohen...
Këshilli i Ministrave nuk ka diskutuar hipotezën e pjesëmarrjes së mundshme të Bullgarisë me forcat paqeruajtëse në Ukrainë. Kështu ka deklaruar për media zëvendëskryeministri dhe kryetari i Partisë Socialiste Bullgare (BSP), Atanas Zafirov...
Afro 100 ushtarakë po nisen për mision në Kosovë. Kontingjenti u dërgua sot nga Haskovo. Ushtria jonë po largohet me pajisje të reja...
Në një operacion të Drejtoria Kryesore për Luftimin e Krimit të Organizuar, nën drejtimin dhe mbikëqyrjen e Prokurorisë së Qytetit të Sofjes dhe..
Arsimi duhet t'i bëjë fëmijët jo vetëm të ditur, por edhe njerëz të mirë. Kështu tha ministri i arsimit Krasimir Vëllçev në takimin me Patriarkun e..