Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Kryeministri Borisov mirëpriti hapjen e ambasadës së Emirateve të Bashkuara Arabe në Bullgari

Foto: BTA

Pasi aktivizuam marrëdhëniet midis Bullgarisë dhe Emirateve të Bashkuara Arabe është me rëndësi të ruajmë dinamikën e tyre dhe të vazhdojmë të zhvillojmë bashkëpunimin e frytshëm. Këtë e tha kryeministri Bojko Borisov në një takim me ministrin e jashtëm të emirateve shejh Abdulla bin Zejed bin Sulltan Al Nahajan. Zoti Borisov caktoi hapjen e ambasadës së Emirateve të Bashkuara Arabe në Bullgari si një hap i mirë. Ai bëri apel për më shumë konkretikë në bashkëpunimin ekonomik, në shtimin e shkëmbimit të mallrave, në bashkëpunimin në fushën e teknologjive të informacionit, në bujqësi, në turizëm, në transport, në siguri dhe në energjetikë. Zoti Borisov falënderoi për ftesën drejtuar bullgarisë të marrë pjesë në  EXPO 2020 në Dubaj dhe shprehu bindje, se forumi do të jetë në dobi të lidhjeve ekonomike.



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Fryma festive pushton kryeqytetin

Sofja do të presë festat e Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri me dekorime të shkëlqyera në të gjitha zonat e qytetit. Theksi kryesor në transformimin e kryeqytetit do të jenë Pemët e bukura të Krishtlindjes të vendosura në vende kyçe. Më e larta mes tyre..

botuar më 24-11-25 9.05.PD

Në shumë qytete do të mbahen demonstrata kundër dhunës ndaj grave

Në Ditën Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës ndaj Grave para ndërtesës së Gjykatës së kryeqytetit do të mbahet një marsh proteste organizuar nga “Mobilizimet Feministe”. Qëllimi është tërheqja e vëmendjes së shoqërisë dhe institucioneve ndaj..

botuar më 24-11-25 8.10.PD

Më së shumti udhëtojnë bullgarët në moshë nga 25 deri në 44 vjeç

Një milion e tetëqind qytetarë bullgarë udhëtuan si turistë në tremujorin e tretë të vitit, njoftoi Instituti Kombëtar i Statistikave. 72.3% e tyre udhëtuan brenda vendit, 20.8% jashtë vendit dhe 6.9% brenda dhe jashtë vendit. Më së shumti udhëtuan..

botuar më 24-11-23 2.05.MD