Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Praktika të dobishme dhe një spektakël unikal për ditën Ndërkombëtare të jogës

4
Foto: BGNES

Më 21 qershor bota shënon për herë të pestë të radhës ditën Ndërkombëtare të jogës, të themeluar nga OKB-ja  në fund të vitit 2014, me propozim të Shri Naredra Modi-kryeministër i Indisë. Tek ne, festa çdo vit është gjithnjë e më e gjerë, kurse vendet të cilat bashkohen-gjithnjë e më të shumta. Nga data 15 deri më 23 qershor në 43 vende të populluara-Sofja, Plovdiv, Stara Zagora, Burgas, Varna, Ruse, Veliko Tërnovo, Pleven e të tjera do të festojnë me programe të veta të veçanta.

Ngjarja kryesore është më 16 qershor në Pallatin Kombëtar të Kulturës, kurse organizatorët nga federata Bullgare e jogës, Fondacioni i Indologjisë “Lindje-Perëndim” dhe një sërë bashkorganizatorësh të tjerë kanë përgatitur një program të pasur, i cili do të zhvillohet njëkohësisht në katër salla. Hyrja për të gjitha leksionet dhe praktikat është e lirë. Fillimi është në orën 10, kurse hapja zyrtare –në orën 11, në sallën numër 3 të Pallatit Kombëtar të Kulturës. Do të marrin pjesë zonja Puxha Kapur, ambasadore e Republikës së Indisë tek ne, miq të posaçëm, përfaqësues të korpusit diplomatik, intelektualë, si dhe çdo një njeri i veçantë i cili tregon interes ndaj artit të lashtë të dijes. Ushtrimet praktike janë në të njëjtën sallë dhe do të zhvillohen nga pedagogët më të mirë të jogës tek ne. Në sallën numër 3.1, shkencëtarë do të mbajnë leksione mbi tema të ndryshme, të cilat prekin thelbin e jogës, në dy pjesë të veçanta të sallës numër 3.2  do të prezantohen praktika të specializuara për të moshuar, për fëmijë dhe për gra shtatzëne, për njerëz me të meta e të tjerë. Salla numër 10 do të mbledhë që të gjithë ata të cilët duan të njihen nga afër me shkencën holistike lidhur me shëndetin-ajurveda. Inxhinierja Anna Bakallova, pedagoge në Akademinë Kombëtare Sportive dhe anëtare e udhëheqjes së Federatës Bullgare në joga prezanton një pjesë nga pjesëmarrësit e huaj në ngjarje:

Federata bullgare në joga ka ftuar dy lektorë nga India. Njëri prej tyre-doktori Sharad Balekar do të mbajë një leksion shumë interesant për këtë sesi të zotërojmë sëmundjet kronike përmes jogës. Ai do të sqarojë se cilat janë shkaqet për këtë “mallkim modern” si alergjitë, migrena e të tjera. Sipas tij ato jo vetëm se mund të frenohen, por dhe të shërohen me joga, me qenë se metodat e mjekësisë tradicionale nuk japin një efekt përfundimtar. Ai do të prezantojë teknika me ndihmën e të cilave kjo mund të realizohet. Doktori Balekar është një dijetar i thellë, drejtor i njërit prej instituteve më të njohur për mësime në jogë-Kajvaljaxhama, motoja e të cilit është: “Të gërshetojmë  dijet e lashta me shkencën moderne”. Me këtë institut shkencor Federata Bullgare e Jogës ka marrëdhënie afatgjata, shumë bullgarë kanë marrë mësime aty. Lektori tjetër është doktori Nisar Shejh, një mjek në fushën e ajurvedës, i cili ka klinikë të vet personale dhe pacientë të shumtë. Ai vjen për herë të tretë në Bullgari. Leksioni i tij po kështu është jashtëzakonisht interesant. Me qenë se është i lidhur me sëmundjet autoimune, të shpërndara jashtëzakonisht shumë në kohën e sotme. Janë të njohura  mbase rreth 80 sëmundje autoimune dhe mendohet se shifrat janë duke u rritur. Doktori Shejh propozon të ashtuquajturën terapi në jogën  vedike, e cila bazohet mbi mësimet e lashta, të përshtatura me njeriun modern.

Krahas me leksionet dhe praktikat, pjesëmarrësit në ngjarje do të mund të blejnë libra të shtëpive të mëdha botuese, dhurata e të tjera, do të propozohet një ushqim vegjetarian indian, ushqim kontinental vegjetarian dhe ushqim për vegën. Festa do të përfundojë me një spektakël unikal, në të cilin për herë të parë në Bullgari do të prezantohet kathakali-stili dramatik i vallëzimit më të lashtë klasik të Indisë, i cili ka lindur  gjatë shekullit të 17, i cili sot ruhet vetëm në Indinë Jugperëndimore. Kathakali sintetizon muzikën, interpretimin vokal, koreografinë, pantomimën, makijazhin e vështirë, kostumet dhe maskat. Spektakli është nga ora 19.00 në sallën numër 3. Hyrja për të është po kështu e lirë.

Foto:arkiv personal

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva 




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Galeria

Më shumë nga rubrika

Bullgaria bëri ekzaminime parandaluese për bullgarët në fshatin shqiptar Pustec

Një ekuipazh në detyrë i avionit C-27J "Spartan" nga Baza Ajrore “Vrazhdebna” siguroi transportin ajror nga Sofja në Tiranë të Shqipërisë, të një ekipi mjekësor të përbërë nga specialistë të ndryshëm mjekësorë dhe pajisjet e tyre. Këtë të shtunë dhe..

botuar më 24-10-21 3.48.MD

Një shoqatë e re, një shpresë e re për njerëzit e rajonit të Gollobordës

Data 24 shtator shënoi krijimin e një shoqate të re bullgare në Shqipëri “Shoqata për Identitetin Bullgar” . Ajo u regjistrua sipas legjislacionit shqiptar në qytetin e Tiranës me drejtues Besim Muça.    Besimi ka lindur në fshatin Orzhanovë..

botuar më 24-10-21 3.10.MD

Me një “Festë e dinozaurëve për fëmijë ” mbledhin fonde për Qendrën e Shpëtimit të Breshkave

Një shfaqje argëtuese "shkencë" për fëmijët iu kushtohet dinozaurëve. Ajo do të mbahet për një qëllim bamirësie - në mbështetje të Qendrës së Shpëtimit të Breshkave në fshatin Banja pranë zonës së mbrojtur të Detit të Zi Irakli. Kodi i veshjes..

botuar më 24-10-20 9.10.PD