Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Një buqetë me ngjyra të stileve dhe timbreve të ndryshme në ditëlindjen e 25 të korit “Vanja Moneva”

Foto: cosmic voices - vanya moneva

Gjatë këtij viti kori popullor i grave “Vanja Moneva” feston 25 vjet nga krijimi i vet. Vetëm përpara disa ditëve në sallën e kryeqytetit “Bëllgaria” këngëtaret u sollën admiruesve të tyre besnik një program të pasur, në të cilin kishte tituj klasik, shfaqje premierë dhe kuptohet-befasi të këndshme për publikun. Siç dihet, në fillim të rrugës së vet krijuese Vanja Moneva ka punuar me një sërë grupesh të njohura korale-kori popullor i Grave pranë Radios Kombëtare Bullgare (sot “Misteri i zërave bullgar”, Kori i përzier Përfaqësiv “Aleko Konstantinov”, “Kori i vajzave të Sofjes”, Kori Përfaqësiv i përzier “Petko Stajnov” dhe shkolla korale –në qytetin Kazanllëk e të tjerë). Sot, zonja Moneva është producent muzikor në Radion Kombëtare Bullgare. Kori, të cilin ajo e drejton tanimë çerek shekulli është themeluar më 11 korrik 1994. Atëherë është prova e parë e korit, kurse mes këngëtareve popullore atëherë janë Nadka dhe Svetlla Karaxhovi të njohura nëpër të gjithë botën, Janka Taneva, Pavlina Gorçeva, Bojka Prisadova, Liljana Galevska e të tjera. Përpara disa vjetëve këngëtaret dhe dirigjentja e tyre pranuan emrin “Vanja Moneva”, por ruajtën repertorin e vet të pasur si dhe historinë e vet.

Kori zhvillohet vazhdimisht, po e pasuron shumë repertorin e vet, shpërndahet në ujëra më të gjera për nga gjinia e vet-tregon Vanja Moneva. 25 vjet janë dhe shumë dhe pak, por janë të mjaftueshme  që të tregosh se e meriton që të jesh, të ekzistosh, se e justifikon besimin e publikut. Për artistin është me rëndësi të dalë në skenë kur me të vërtetë ka se çfarë të thotë dhe të tregojë një zhvillim dhe rritje profesionale. Filluam në një vit, në të cilin shkatërroheshin shumë gjëra rreth nesh- shpërbëheshin grupe muzikore, institucionet kulturore qenë në një gjendje të rëndë financiare, për të gjithë në Bullgari qe shumë vështirë. Por, ja sesi dhe në kohëra të tilla mund të lind diçka e mirë. Sipas meje, të jesh i predispozuar të krijosh, të kesh energjinë dhe forcën ta bësh, është vetëm një pjesë nga procesi. Ta ruash dhe ta zhvillosh më tej, kjo është e vështira. Mendoj se, me vajzat e mia mundëm dhe mundim të fitojmë gjithnjë e më shumë adhurues. I quaj “vajzat e mia”, sepse ato filluan të këndojnë në kor në moshën 17-18 vjeçare dhe tek unë filloi arsimi i tyre në stilistikë, të cilën e kam zgjedhur si mënyrë të shprehjes përmes muzikës. Grupi është mjaft i ri si një moshë mesatare të këngëtareve. Aktualisht “më e madhja” mes tyre është 41 vjeçe. Ato janë nga regjionet e ndryshme-Dobruxha, Rodopet, Trakia, Bullgaria Veriperëndimore dhe Jugperëndimore, po kështu dhe nga Bullgaria e Mesme dhe Veriore. Dhe kemi një larmi të madhe jo vetëm të stileve muzikore-dialektike, por dhe të zërave –të butë dhe ledhatues “të fortë e të ashpër”, të gjerë me timbër...E gjithë kjo, e mbledhur në një buqetë të mirë është fytyra e korit tonë.

Në koncertin jubile tingëlluan këngë nga mjeshtrit më të mëdhenj në gjininë e përpunimit-Kosta Kolev, Stefan Mutavçiev, Krasimir Kjurkçijski, si dhe kënga “E bardh jam, e bardhë, o trimi im”, e rikrijuar në një këngë autori  nga Rumen Bojaxhiev-biri, e shkruar posaçërisht për këtë rast. Këngëtaret kënduan dhe një pijesë nga profesori Aleksandër Teleliev për një kuartet me tela dhe kor.

Programi qe i pasur dhe i larmishëm-vazhdon zonja Moneva. Përveç pamjeve të afirmuar klasik, donim të tregojmë dhe drejtimet e reja të cilat po i ndjekim. Interesante qe dhe paraqitja e Maria Ilievës /e cila është vajza ime/ me të cilën kënduam këngën “A je tulipan, apo je zymbyl” nga repertori i këngëtares së njohur popullore Verka Siderova. Kjo qe një sfidë, sepse Maria është këngëtare nga një gjini tjetër, por për të folklori bullgar, kënga popullore bullgare janë shumë të afërta. Qe shumë emocionuese-me një vështrim kuptoheshim sesi të bëjmë nuancat, ndërtimin e këngës, u formua një gjë e shkëlqyer. I dhamë një këndvështrim të ri kësaj kënge, kurse publiku mbeti i mahnitur, në qoftë se gjykojmë nga jehonat pas koncertit. Mendoj se treguam diapazon e madh të stilit, mundësitë e zërave të këngëtareve, si dhe aftësinë e tyre të këndojnë në programe të gjata.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Vesko Panteleev- Eschkenazy

Varna dhe Sliven zhyten "në botën e muzikës" me maestro Vesko Panteleev- Eschkenazy

Një nga violinistët më të mirë në botë dhe koncertmaster i Orkestrës Mbretërore Concertgebouw në Amsterdam, Vesko Eschkenazy është kthyer në atdhe, në vendlindjen e tij, Sofje. Rasti janë dy koncertet përmbyllëse të Turneut Kombëtar të projektit "Në..

botuar më 24-10-31 2.20.MD

"Gjithçka është në rregull"

Disa ditë para ditëlindjes së tij dhe një muaj para koncertit të tij të madh në sallën Arena Sofja, Ljubo Kirov prezantoi një këngë tjetër nga albumi "Zemra e re" - baladën e bukur "Gjithçka është në rregull". Teksti, si gjithmonë, është i Ljubos,..

botuar më 24-10-29 6.20.PD
Millço Leviev

Koncert kushtuar muzikantit të madh bullgar Millço Leviev

Muzika e kompozitorit dhe pianist bullgar me famë botërore Millço Leviev do të tingëllojë sonte (më 28 tetor) në Sallën "Bëllgaria" në Sofje. Koncerti "Legjenda për Millço" i Ansamblit të Dhomës "Sofijski Solisti" nën drejtimin e Konstantin Dobrojkov..

botuar më 24-10-28 12.30.MD