Gjatë këtij viti kori popullor i grave “Vanja Moneva” feston 25 vjet nga krijimi i vet. Vetëm përpara disa ditëve në sallën e kryeqytetit “Bëllgaria” këngëtaret u sollën admiruesve të tyre besnik një program të pasur, në të cilin kishte tituj klasik, shfaqje premierë dhe kuptohet-befasi të këndshme për publikun. Siç dihet, në fillim të rrugës së vet krijuese Vanja Moneva ka punuar me një sërë grupesh të njohura korale-kori popullor i Grave pranë Radios Kombëtare Bullgare (sot “Misteri i zërave bullgar”, Kori i përzier Përfaqësiv “Aleko Konstantinov”, “Kori i vajzave të Sofjes”, Kori Përfaqësiv i përzier “Petko Stajnov” dhe shkolla korale –në qytetin Kazanllëk e të tjerë). Sot, zonja Moneva është producent muzikor në Radion Kombëtare Bullgare. Kori, të cilin ajo e drejton tanimë çerek shekulli është themeluar më 11 korrik 1994. Atëherë është prova e parë e korit, kurse mes këngëtareve popullore atëherë janë Nadka dhe Svetlla Karaxhovi të njohura nëpër të gjithë botën, Janka Taneva, Pavlina Gorçeva, Bojka Prisadova, Liljana Galevska e të tjera. Përpara disa vjetëve këngëtaret dhe dirigjentja e tyre pranuan emrin “Vanja Moneva”, por ruajtën repertorin e vet të pasur si dhe historinë e vet.
Kori zhvillohet vazhdimisht, po e pasuron shumë repertorin e vet, shpërndahet në ujëra më të gjera për nga gjinia e vet-tregon Vanja Moneva. 25 vjet janë dhe shumë dhe pak, por janë të mjaftueshme që të tregosh se e meriton që të jesh, të ekzistosh, se e justifikon besimin e publikut. Për artistin është me rëndësi të dalë në skenë kur me të vërtetë ka se çfarë të thotë dhe të tregojë një zhvillim dhe rritje profesionale. Filluam në një vit, në të cilin shkatërroheshin shumë gjëra rreth nesh- shpërbëheshin grupe muzikore, institucionet kulturore qenë në një gjendje të rëndë financiare, për të gjithë në Bullgari qe shumë vështirë. Por, ja sesi dhe në kohëra të tilla mund të lind diçka e mirë. Sipas meje, të jesh i predispozuar të krijosh, të kesh energjinë dhe forcën ta bësh, është vetëm një pjesë nga procesi. Ta ruash dhe ta zhvillosh më tej, kjo është e vështira. Mendoj se, me vajzat e mia mundëm dhe mundim të fitojmë gjithnjë e më shumë adhurues. I quaj “vajzat e mia”, sepse ato filluan të këndojnë në kor në moshën 17-18 vjeçare dhe tek unë filloi arsimi i tyre në stilistikë, të cilën e kam zgjedhur si mënyrë të shprehjes përmes muzikës. Grupi është mjaft i ri si një moshë mesatare të këngëtareve. Aktualisht “më e madhja” mes tyre është 41 vjeçe. Ato janë nga regjionet e ndryshme-Dobruxha, Rodopet, Trakia, Bullgaria Veriperëndimore dhe Jugperëndimore, po kështu dhe nga Bullgaria e Mesme dhe Veriore. Dhe kemi një larmi të madhe jo vetëm të stileve muzikore-dialektike, por dhe të zërave –të butë dhe ledhatues “të fortë e të ashpër”, të gjerë me timbër...E gjithë kjo, e mbledhur në një buqetë të mirë është fytyra e korit tonë.
Në koncertin jubile tingëlluan këngë nga mjeshtrit më të mëdhenj në gjininë e përpunimit-Kosta Kolev, Stefan Mutavçiev, Krasimir Kjurkçijski, si dhe kënga “E bardh jam, e bardhë, o trimi im”, e rikrijuar në një këngë autori nga Rumen Bojaxhiev-biri, e shkruar posaçërisht për këtë rast. Këngëtaret kënduan dhe një pijesë nga profesori Aleksandër Teleliev për një kuartet me tela dhe kor.
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Me këngën e tyre të re “Më zgjo në maj” Mary Boys Band e përmbushin premtimin e tyre për të përjetuar verën fund e krye. Besnik ndaj vetes, në prag të dimrit, muzikantët na zhytin në emocione të ngrohta, karakteristike për të gjitha këngët e tyre të..
Për Plamen Bonev De La Bona, si interpretues dhe autor i muzikës, viti 2024 është plot dashuri. “Dua” titullohet kënga e tij e fundit, e cila i ka dhënë emrin edhe albumit të tij të fundit, ku janë mbledhur dhjetë këngë të tij. Këngëtari thotë se për këtë..
Pop akustik me rrënjë në folklorin bullgar - kjo është muzika me të cilën jemi mësuar të lidhim dyshen Dimitër dhe Hristo. Ata janë Dimitër Atanasov dhe Hristo Mlladenov dhe mezi presin të prezantojnë këngët e tyre të reja nga albumi i tyre i ri "I pathyer..