Afro 160 medikamente për shpëtimin e jetës janë zhdukur nga tregu i brendshëm vetëm për 1 vit, pohojnë pacientët. Nga mungesa e ilaçeve në vend ankohen jo vetëm ata por dhe mjekët.
Në platformën online për sinjalizimin e mangësisë ka pyetje për 450 medikamente, njoftoi për Radion Kombëtare Bullgare Anton Vëlev, kryetar i Dhomës Kombëtare të Farmacisë. Sipas tij nga tregu gjatë viteve të fundit janë zhdukur një sasi e madhe e ilaçeve jetë-shpëtuese. Mes shkaqeve Vëlev vuri në dukje sistemin shumë të vjetër të formimit të çmimeve, i cili ka çuar deri në mungesën e interesit financiar tek kompanitë farmaceutike. Një shkak tjetër është rieksportimi, që kryesisht çon deri tek një deficit i ilaçeve të shtrenjta jetë-shpëtuese për pacientët me sëmundje të rënda specifike dhe për ata të cilëve u është bërë transplantim.
"Problemi është sistematik dhe i thellë – tha Anton Vëlev. Me ngut duhet të merren masa globale qeveritare. Ne nuk kemi politikë kombëtare të ilaçeve dhe një sistem, i cili të ketë parashikuar se çfarë të bëhet në një moment krize si ky. Ne nuk kemi parashikuar mundësi se si një pacient, i cili për shkaqe të ndryshme nuk ka marrë shërim specifik në Bullgari, mund ta marrë në ndonjë vend tjetër."
Sipas rregullores aktuale shëndetësore, spitali mund të kërkojë ilaçe përmes Ministrisë, në qoftë se ai është i rëndësishëm për ndonjë pacient dhe atëherë shteti e importon. Por, kjo procedurë është kaq e rëndë nga ana administrative saqë në pjesën më të madhe të rasteve pacienti nuk arrin që ajo të përfundojë. "Duhet të ndryshojë krejtësisht mënyra e të menduarit dhe të vihet në qendër sistemi i furnizimit të medikamenteve, të jetë e qartë se ai kryen funksione shtetërore, dhe jo tregtare, të ndalohen çdo lloj praktikash, të cilat çojnë deri në zhdukjen e ilaçeve" – nënvizoi Vëlev. Sipas fjalëve të tij paradoksi më i madh në Bullgari është se në përshtatje me legjislacionin çdo një njeri i cili punon, paguan një herë taksë mbi të ardhurat e veta, kurse herë tjetër sigurim shëndetësor. "Ky është fondi, i cili mblidhet në Arkën Kombëtare të Sigurimeve Shëndetësore dhe bile për vitin 2019 ky është buxheti më i madh, të cilin e kemi formuar prej mbi 4 miliardë levash" – ve në dukje ai.
"Problemi me mungesën e ilaçeve nuk është i ri – thotë Natalia Maeva – zëvendëskryetare e Organizatës Kombëtare të Pacientëve.Në qoftë se kthehemi në vitet e mëparshme, shikojmë se një lloj problemesh të ngjashme ka pasur edhe më parë. Në rastin konkret bëhet fjalë për një planifikim jo të mirë në sistemin e shëndetësisë-sqaron ajo dhe shton: E dimë se ka ankande për ilaçet e shtrenjta, por sipas meje ka ardhur më në fund koha që nëpunësit e administratës mjekësore në Bullgari të fillojnë të mendojnë, sepse këtu bëhet fjalë për një terapi munguese, e cila është e domosdoshme dhe është me karakter jetë-shpëtuese për pacientë me sëmundje onkologjike. Në onkologji nuk mund të ketë limite, por dhe asnjë nuk ka të drejtë që ta vendosë këtë, nëse një pacient të jetojë ose jo. Dhe mjekët dhe pacientët bashkërisht luftojnë me sëmundjen e keqe, dhe duhet të kenë kushte dhe mjete për këtë. Në qoftë se shteti nuk mund ta bëj, atëherë duhet të mendohet se ku është problemi. A duhet të ndryshojë më në fund modeli i sigurimit shëndetësor, dhe nëse sistemi për blerjen e terapive të tilla të shtrenjta nuk duhet të reformohet? Arka Shëndetësore në fakt është një instrument financiar, i cili siguron pagimin, por mendoj se Ministria e Shëndetësisë duhet të bëjë përpjekje për krijimin e një regjistri elektronik përfshi këtu dhe sëmundjet e rralla. Kështu do të dihet se cili do të jetë shpenzimi për terapi për çdo një vit të ardhshëm."
Sipas fjalëve të Maevës mungesa e dosjes shëndetësore po kështu e vështirëson sistemin. Në qoftë se ajo ekziston, shumë lehtë mund të shikohet historia e sëmundjes dhe se prej çfarë ka nevojë pacienti, që të mundet ilaçi të jetë i planifikuar dhe i transportuar në kuadrin e disa muajve ose të 1 viti. "Aktualisht po punohet pjesërisht – këtu do të arnojmë pak, aty do të japim, që të mos të ketë krizë – thotë Natalia Maeva dhe përfundon – Kjo është mënyra që të vazhdojmë të punojmë në të ardhmen.”
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Me iniciativën e Kishës Ortodokse Bullgare, më 30 shtator dhe 1 tetor të vitit 1998, në Sofje u mblodh një Tubim Panortodoks për të ndihmuar kapërcimin e përçarjes midis klerikëve tanë. Atëherë, megjithë nxitjet e Patrikut të Stambollit Bartolomeu,..
Shteti ynë bëhet vendi i parë në BE që ka inteligjencë artificiale në një nivel të lartë teknologjik në gjuhën e tij, krijuar nga një organizatë shkencore me financim shtetëror. Inteligjenca artificiale e gjeneratës së re, e krijuar për të punuar në..
Eurodeputetët dëgjuan 26 kandidatët për komisionerë në Komisionin e ri të Ursula von der Leyen në komisionet përkatëse. Megjithatë, përfundimi i procedurës nuk çoi në një marrëveshje mes forcave politike për Komisionin e ardhshëm Evropian dhe ambicia është..
Iluminist - njeri që me veprimet, idetë ose krijimtarinë e tij zgjon shpirtin e popullit, ruan dhe përhap vetëdijen, kulturën dhe edukimin kombëtar. Në..
Gjatë javës së Ditës së Ariut, WWF tërheq vëmendjen mbi gjashtë arinj jetimë të cilëve iu dha një shans i dytë për jetë. Nisma është pjesë e fushatës..