Kosova arriti një fitore historike, duke mundur kombëtaren bullgare të futbollit, me rezultat 2-3, në ndeshjen e zhvilluar në Sofje. Bullgaria dhe Kosova u ballafaquan në kuadër të kualifikueseve për EURO 2020. Kjo është ndeshja e katërt me radhë të bullgarëve pa fitore. Mysafirët zbllokuan llojën në minutën e 13-të me gol të yllit Milot Rashicës dhe në finish të pjesës së parë Popovi barazoi shifrat. Bullgarët mirë e nisen pjesën e dytë, dhe në minutën e 55-të me anë te Dimitrovit kaluan në epërsi prej 2-1, por mysafirët, të cilët gjatë gjithë ndeshjes patën epërsi, përmes Vedat Muriqit barazuan përsëri shifrat në 2-2 në minutën e 64-të. Në minutën e 90+1’ erdhi dhe goli i shumëpritur për “Dardanët” përmes Elbasan Rashanit, i cili i siguron tri pikë të mëdha Kosovës, dhe fitoren e parë të kombëtares së Kosovës në kualifikueset e Evropianit të ardhshëm. Kështu vitin e ardhshëm bullgarët nuk do të kenë mundësi të luajnë në EURO 2020. Pas humbjes kapiteni i skuadrës Ivelin Popov tha se kosovarët kanë qenë më të mirë dhe loja e tyre ka qenë më agresive dhe e suksesshme.
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, i cili e përcolli nga afër Kombëtaren e Kosovës, pas ndeshjes shkoi në zhveshtore tek lojtarët për të festuar këtë fitore të madhe. “Djem e keni kënaqur një komb, secili prej jush ka luajtur më shpirt. Sot keni bërë histori”, tha Veseli.
Ngjarje e rëndë ka ndodhur në tribunë para ndeshjes mes Bullgarisë dhe Kosovës, transmetoi RTK. Nënkryetari serb i Federatës së Futbollit të Kosovës, Predrag Joviq, është alivanosur në tribunë. Ai ka pësuar sulm dhe në ndihmë i ka dalë Bekim Haxhiu – ish- nënkryetar i FFK-së dhe mjek me profesion. Joviq është dërguar me urgjencë në njërin nga spitalet e Sofies, por që ende nuk dihet gjendja e tij.
Duke filluar nga sot, 22 shtator, qyteti ynë detar Burgas pret festivalin e parë evropian të gjimnastikës për personat mbi 50 vjeç /Golden Age Gym Festival 2024/ për vendin tonë. Më shumë se 1400 përfaqësues nga 19 vende nga Evropa dhe Japonia po..
Tenisti më i mirë bullgar, Grigor Dimitrov, mposhti kampionin olimpik nga Lojërat Paris 2024, Novak Gjokoviq, në një ndeshje bamirësie në Sofje të organizuar nga Fondacioni “Grigor Dimitrov”. Ndeshja përfundoi me rezultat 6:4, 2:6, 10:6 për..
Tenisti ynë më i mirë, Grigor Dimitrov, dhe ish-numri 1 i botës për meshkuj, Novak Gjokoviq, do të përballen në një ndeshje bamirësie. Biletat për ndeshjen, e cila nis në orën 20:00 në sallën Arena Sofia në kryeqytet, janë shitur brenda pak..