Rusia është një partner strategjik i Bullgarisë në energjetikë. Këto janë fjalë të Ministres së Energjetikës Temenuzka Petkova. Në Sofje në edicionin e pestë të grupit të punës të energjetikës të Komisionit ndërqeveritar bullgaro-rus për bashkëpunim ekonomik u shqyrtua zhvillimi i infrastrukturës së transferimit të gazit nga kufiri turk deri në atë bullgaro serb. U nënvizua rëndësia e ndërtimit të qendrës së shpërndarjes së gazit në Bullgari dhe fakti se furnizimet e gazit rus janë një prej burimeve për funksionimin e saj. Pala bullgare i ka informuar partnerët e saj rusë për procedurën e zgjedhjes së investitorit strategjik për centralin atomik “Belene”. Jemi duke shqyrtuar seriozisht mundësinë për pjesëmarrje të “Rosatom” në projekt”, tha Zëvendësministri i energjetikës Anatolij Janovskij.
Eurodeputetët mbështetën përbërjen e Komisionit të ri Evropian. Ajo mund të marrë detyrën nga 1 dhjetori. Komisionere evropiane nga Bullgaria është Ekaterina Zaharieva me departamentin “Startups, Kërkime dhe Inovacione”. Votimi u krye me..
Presidenti Rumen Radev në hapjen e forumit të biznesit në qytetin Hoshimin theksoi se Bullgaria mund të ofrojë një gamë të gjerë mundësish për zhvillimin e bashkëpunimit me përfitim të ndërsjellë. Sipas presidentit Radev, Vietnami nuk është vetëm një..
Përpara provës së radhës për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit Popullor, përfaqësuesit e popullit janë mjaft skeptikë. Kandidatët për kryetar të Kuvendit Popullor janë sërish katër - Raja Nazarjan nga GERB-SDS, Natalia Kisellova nga "BSP - E majta e..
Paga mesatare vjetore bruto në vitin 2023 për vendin tonë është 24 485 leva, duke u rritur me 15.3% krahasuar me vitin 2022. Këtë e tregojnë të dhënat e..
Një risi për trajtimin e këmbës diabetike me indet e vetë pacientit dhe inteligjencën artificiale u zbatua në Spitalin e Përgjithshëm Universitar për..