“Ka nevojë për konsensus global kundër korrupsionit, i cili ka përpjesëtime transkufitare, si dhe kundër parave të pista, fshehjes së të ardhurave dhe tatimeve dhe për kufizimin e zonave off-shore. Jam i bindur se të gjithë liderët politikë janë në dijeni të këtyre problemeve dhe se ka nevojë për vullnet unik”. Këtë e vuri në dukje Presidenti Rumen Radev në fjalimin e vet në forumin ekonomik ndërkombëtar në Shën Petersburg. Radev e ka falënderuar Presidentin rus Vladimir Putin për ftesën, e cila është e para drejtuar një presidenti bullgar për të marrë pjesë në një prej forumeve më të autoritetshme ekonomike në botë.
Në Aeroportin e Sofjes u hapën sot parkingje të reja me mbi 1000 vende parkimi, duke përfshirë zona të posaçme për personat me lëvizshmëri të reduktuar dhe stacione karikimi për makinat elektrike. Parkimet e makinave ndahen në parkim afatshkurtër dhe..
Lideri i koalicionit GERB-SDS që fitoi zgjedhjet parlamentare të 27 tetorit, Bojko Borisov, njoftoi se do të tërhiqet nga kandidatura për kryeministër. Në një konferencë në selinë e partisë, ai i bëri thirrje “Po e vazhdojmë ndryshimin – Bulgaria..
Borisllav Sarafov i plotëson të gjitha kushtet dhe ka cilësitë për t'u zgjedhur kryeprokuror. Ky qëndrim u mbajt nga Komisionet e Certifikimit dhe Konkurseve dhe të Etikës Profesionale pranë Kolegjit të Prokurorit të Këshillit të Lartë Gjyqësor, duke..
Përpara provës së radhës për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit Popullor, përfaqësuesit e popullit janë mjaft skeptikë. Kandidatët për kryetar të..
Gjykata Kushtetuese pranoi për shqyrtim pesë kërkesat për anulim të pjesshëm ose të plotë të zgjedhjeve për Asamblenë e 51-të Kombëtare të paraqitura nga..
Kolegjiumi i Prokurorëve i Këshillit të Lartë Gjyqësor pranoi raportet e Komisionit për Atestim dhe Konkurse dhe Komisionit për Etikën Profesionale..