Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Xhiroja vjetore e mallrave të rreme në Bullgari është 414 mln. euro

Foto: Zyra e MPB për shtyp

Humbjet vjetore prej produkteve të falsifikuara në Bullgari janë me vlerë 414 mln. euro. Kjo do të thotë – 15,5% prej shitjeve në 11 sektorë të ekonomisë, shpalli Zyra e BE-së për Pronën Intelektuale – EUIPO. Xhiroja e këtyre mallrave të rreme e privon ekonominë bullgare nga 17 851 vende pune. Më të prekur janë sektorët e medikamenteve, veshjeve, pijeve alkoolike dhe kozmetikës. Mbi 100 mln. euro është vetëm xhiroja vjetore e veshjeve dhe këpucëve të rreme të markave të mëdha në tregun bullgar. Fitimi i realizuar prej produkteve falso është më i lartë se ai i tregtisë me narkotikë. Zhvillimi i teknologjive është në favor të piraterisë dhe falsifikimeve dhe zgjeron ndjeshëm gamën e produkteve të tilla. Shumica e produkteve të rreme vijnë nga Kina, India, Turqia, Tajlanda, Malajzia dhe Pakistani. Ato hyjnë në territorin e Bashkimit Evropian përmes Hong Kongut, Emirateve të Bashkuara Arabe, Singaporit, Marokut dhe Shqipërisë.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Parashikimi i motit për fundjavën

Gjatë natës një front i shpejtë atmosferik i ftohtë do të kalojë nga perëndimi në lindje. Të shtunën do të mbajë mot kryesisht me diell në pjesën më të madhe të vendit. Para mesditës në Bullgarinë Lindore do të ketë vranësira të konsiderueshme..

botuar më 24-11-22 7.35.MD

Kryeministri Gllavçev për anëtarësimin e Bullgarisë në Shengen: Gjërat po shkojnë sipas planit

Rumania dhe Bullgaria kanë një shans për t'u bashkuar me zonën Shengen dhe me rrugë tokësore nga janari 2025. Kështu deklaroi ministri i brendshëm hungarez Sándor Pintér pas një takimi jozyrtar në Budapest të ministrave të brendshëm të Hungarisë,..

botuar më 24-11-22 5.22.MD

Një qytet Krishtlindjesh hapet në Sofje

Sofia Christmas Fest do të hapet sonte në parkun përballë Pallatit Kombëtar të Kulturës (NDK) në zemër të Sofjes. Edicioni i tretë i festivalit fillon në orën 18:30. me një program të pasur dhe atraksione. Kënaqësi të ndryshme të kuzhinës, pije të nxehta..

botuar më 24-11-22 4.41.MD