Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Ambasadori Rubin shpreson se negociatat për F-16 do të përfundojnë së shpejti

Ambasadori Eric Rubin
Foto: BTA

Ambasadori i SHBA-së në Bullgari Eric Rubin shprehu shpresë se negociatat për avionët luftarakë F-16 do të përfundojnë së shpejti me sukses. Pas miratimit nga ana e Kongresit të SHBA-së, qeveria bullgare është ajo prej së cilës varet arritja e marrëveshjes. “Nuk mund të shpjegoj detaje, por shpresojmë se së shpejti  do të kemi rezultat pozitiv” – deklaroi Ambasadori para Radios Kombëtare Bullgare. “Nuk jam gati t’u përgjigj pyetjeve të lidhura me çmimin. Po punojmë shumë fortë me aleatët dhe partnerët tanë bullgarë për këtë marrëveshje, e cila do të jetë e pranueshme për të dyja palët. Jam optimist” – tha Eric Rubin. Ministri i Mbrojtjes Krasimir Karakaçanov komentoi se çmimi i pritshëm është rreth 1,1 miliardë dollarë . Filloi afati dyjavor brenda të cilit qeveria amerikane do t’ia ofrojë Bullgarisë projektmarrëveshjen.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Fryma festive pushton kryeqytetin

Sofja do të presë festat e Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri me dekorime të shkëlqyera në të gjitha zonat e qytetit. Theksi kryesor në transformimin e kryeqytetit do të jenë Pemët e bukura të Krishtlindjes të vendosura në vende kyçe. Më e larta mes tyre..

botuar më 24-11-25 9.05.PD

Në shumë qytete do të mbahen demonstrata kundër dhunës ndaj grave

Në Ditën Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës ndaj Grave para ndërtesës së Gjykatës së kryeqytetit do të mbahet një marsh proteste organizuar nga “Mobilizimet Feministe”. Qëllimi është tërheqja e vëmendjes së shoqërisë dhe institucioneve ndaj..

botuar më 24-11-25 8.10.PD

Më së shumti udhëtojnë bullgarët në moshë nga 25 deri në 44 vjeç

Një milion e tetëqind qytetarë bullgarë udhëtuan si turistë në tremujorin e tretë të vitit, njoftoi Instituti Kombëtar i Statistikave. 72.3% e tyre udhëtuan brenda vendit, 20.8% jashtë vendit dhe 6.9% brenda dhe jashtë vendit. Më së shumti udhëtuan..

botuar më 24-11-23 2.05.MD