Bullgaria duhet të përballojë problemin e korrupsionit dhe të sistemit të drejtësisë, që të marrë përkrahjen e Mbretërisë së Holandës për anëtarësimin në Shengen. Këtë e deklaroi Ministri i Jashtëm i vendit Stef Blok, duke iu përgjigjur një pyetjeje të Radios Kombëtare Bullgare. Në kuadrin e vizitës së vet në Bullgari ai u takua me Kryeministrin Bojko Borisov dhe me Zëvendëskryeministren Ekaterina Zaharieva. Ndër temat e shqyrtuara janë migracioni dhe sigurimi në BE, si dhe forcimi i partneritetit dypalësh në kontekstin e përvjetorit të 110-të të vendosjes së marrëdhënieve diplomatike mes Bullgarisë dhe Mbretërisë së Holandës. Mbretëria e Vendeve të Ulëta është në vend të parë për nga investimet e drejtpërdrejta të huaja në Bullgari. Gjatë vitit 2018 ato kanë tejkaluar 1 mlrd euro. Në Mbretërinë e Holandës ka gjashtë shkolla bullgare. Në vend bëjnë studime mbi 3 000 studentë bullgarë.
Të premten temperaturat minimale do të lëvizin nga minus 20 deri në minus 5°. Në Sofje do të jetë rreth minus 13°. Gjatë ditës do të jetë kryesisht me diell. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi veri-verilindor në rajonet lindore...
Afro 100 ushtarakë po nisen për mision në Kosovë. Kontingjenti u dërgua sot nga Haskovo. Ushtria jonë po largohet me pajisje të reja. Ceremonia solemne u zhvillua në sheshin qendror “Liria” në qytet, në prani të shefit të mbrojtjes..
Askush, askund, në asnjë mënyrë, nuk e ka diskutuar çështjen e dërgimit të personelit ushtarak në Ukrainë për të marrë pjesë në armiqësitë midis Rusisë dhe Ukrainës. Kështu u tha deputetëve ministri i punëve të jashtme, Georg Georgiev. Georgiev,..
Programi i menaxhimit të qeverisë do të diskutohet këtë javë në një takim të Këshillit të Ministrave, njoftoi kryeministri Rosen Zheljazkov. Shpresoj..
Deri në 6.4 miliardë leva (3.3 miliardë euro) është deficiti i planifikuar për vitin 2025, që është 3% e Produktit të Brendshëm Bruto (PBB). Pjesa e..
Sot në qendër të Sofjes do të mbahet një ceremoni përkujtimore për të shënuar 152 vjetorin e vdekjes së Vasill Levskit . Ceremonia para Monumentit..