Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Rumen Radev: Bashkëpunimi ynë ekonomik me Rusinë duhet të zhvillohet, pavarësisht nga sanksionet

Foto: BGNES

Në një intervistë për agjencinë TASS në prag të pjesëmarrjes së vet në Forumin Ekonomik Ndërkombëtar në Shën Petersburg,  presidenti Rumen Radev shprehu shpresë për furnizime direkte të gazit rus në Bullgari përmes Detit të Zi, si dhe se projekti për ndërtimin e centralit elektrik atomik “Belene” do të realizohet. “Jam i bindur se bashkëpunimi ynë ekonomik me Rusinë duhet të zhvillohet, pavarësisht nga sanksionet dhe kundër-sanksionet – kështu siç e zhvillojnë partnerët tanë perëndimorë, më në veçanti në sferën energjetike, duke respektuar parimet e rëndësishme si aftësi konkurruese, transparencë, siguri të furnizimeve me çmim të leverdishëm, gjë që është shumë e rëndësishme për Bullgarinë”, nënvizon Radev. Ai vuri në dukje se gjatë ditës së parë të vizitës së vet do të takohet me presidentin e Federatës Ruse Vlladimir Putin.






Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Presidenti apeloi edhe një herë Gjykatën Kushtetuese për ndryshimet në Kushtetutë

Presidenti Rumen Radev sot edhe një herë iu drejtua Gjykatës Kushtetuese me kërkesë që ndryshimet në Kushtetutë të bëra nga Legjislatura e 49-të të Kuvendit Popullor të shpallen jokushtetuese. Kundërshtimet e kreut të shtetit janë kundër heqjes së..

botuar më 24-11-20 5.58.MD

Ambasadorja e Austrisë u njoh me situatën në kufirin bullgaro-turk

Ambasadorja e Austrisë Andrea Ikic-Böm vizitoi dje kufirin bullgaro-turk me ftesë të drejtorit të Drejtorisë kryesore të Policisë Kufitare, njoftoi sot shërbimi për shtyp i Ministrisë së Punëve të Brendshme. Së bashku me drejtorin kryekomisionar Anton..

botuar më 24-11-20 3.44.MD

Bullgaria vlerësoi lart Presidencën shqiptare të CEI

Ministri i punëve të jashtme Ivan Kondov mori pjesë në takimin e ministrave të punëve të jashtme të vendeve anëtare të Nismës së Evropës Qendrore (CEI), që u mbajt sot në Tiranë. Ndër temat e diskutuara ishte roli i CEI në bashkëpunimin rajonal dhe..

botuar më 24-11-20 3.29.MD