Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Parlamenti refuzoi veton e Presidentit mbi Ligjin për pronësinë shtetërore

Presidenti Radev
Foto: Zyra e Shtypit pranë Presidentit

Parlamenti miratoi njëzëri me 143 vota “pro” amendamentet në Ligjin për pronësinë shtetërore, duke refuzuar veton e 15 të vendosur nga Presidenti. Korrigjimet u miratuan nga Parlamenti më 15 maj me qëllim optimizimin dhe përshpejtimin e procesit të ndërtimit të objekteve të rëndësishme kombëtare, si dhe inkurajimin e investimeve në sektorin industrial. Presidenti vendosi veto, sepse sipas tij nuk është arritur bilanc midis interesit shoqëror dhe së drejtës së pronësisë të mbrojtur nga Kushtetuta. Përveç kësaj sipas Kreut të Shtetit në këtë mënyrë krijohet risk për vonimin e ndërtimit të objekteve të rëndësishme infrastrukturore.



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Nënpresidentja Ilijana Jotova: “Për shkak të ndryshimeve në Kushtetutë nuk mund të zgjidhet kryetar i Kuvendit Popullor”

Nënpresidentja Ilijana Jotova tha, se tekstet e ndryshuara në Kushtetutë u kthyen kundër krijuesve të tyre. Jotova komentoi para gazetarëve se “për shkak të këtyre ndryshimeve në Kushtetutë, sot nuk mund të zgjidhet kryetari i Kuvendit Popullor”...

botuar më 24-11-21 4.56.MD

Mësuesit janë gati për grevë, kërkojnë rritje të pagave

Shtatëdhjetë e shtatë për qind e atyre që punojnë në arsimin e mesëm janë të gatshëm të protestojnë me kërkesën për rritjen e pagave në këtë sektor, sipas një sondazhi kombëtar nga Konfederata e Punës “Podkrepa”. Gjysma e të anketuarve kanë deklaruar..

botuar më 24-11-21 3.18.MD

Bullgaria do t’i japë 100 mijë euro Organizatës Botërore të Shëndetësisë për të mbështetur popullsinë civile në Gazë

Këshilli i Ministrave miratoi një projekt-marrëveshje donacioni midis Organizatës Botërore të Shëndetësisë dhe Bullgarisë për dhënien e një kontributi vullnetar për të mbështetur aktivitetet e organizatës në Rripin e Gazës me shumën prej 100 mijë euro...

botuar më 24-11-21 10.57.PD